• |
ide | kryesore

Kandidati për kryeministër në 2025/ Berisha: Jam afër me Gaz Bardhin…

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, Bardhi



Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se qëndrimet e tij dhe të Gazment Bardhit sa i përket kandidatit të opozitës për kryeministër janë pranë njëra-tjetrës.

I pyetur mbi qëndrimet e Bardhit se nuk bashkohet me Berishën nëse ai do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, Berisha tha se nëse PD del fituese, kandidati për kryeministër do të dalë nga primaret e demokratëve.

Bardhi deklaroi se me Sali Berishën kandidat për kryeministër në 2025 nuk do ti bashkohet grupit tuaj. Do të jeni kandidat në 2025 apo mund të nxirrni një kandidat tjetër?

Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast. Unë kam deklaruar se edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do ketë votim primaresh për kryeministër. Nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por këtë detyrim e ka Sali Berisha, do ketë një votë për kryeministër. Do të ketë votë për kryeministrin. Asnjeri nuk mund ta kundërshtojë votën masive për mua, ta zëmë.



9 Comments

  1. Ske faj o doktor, do i thush derrit daj ne shqiperi.

    Gazbardhi eshte nje nga mbeshtetesit dhe nje nga me kryesoret qe punoi per carjen e PD, por ja qe situata e do te thuash qe qendirmet jane afer, ske faj dhe levizje e zgjuar politike.

    1. hahaha ca thiatro, foli lideri dhe te gjith ju qe shrynit vrer heshtet, u duhet icik koh te beni reset mendjes. Po sikur ne nje te ardhme te afert te thot qe bem shaka edhe me Bashen? Do lepini gjth peshtymat qe keni hedh (si me Like floririn ne fund te fundit).

  2. Berthama e demokracise asht VOTA.
    Kush ka VOTAT,ai asht udheheqes,qofte edhe 50% plus nji vote.

  3. O Berisha po kush tjeter perveç teje i fiton primaret ne partine tende?
    Dil e thuaj se ti nuk do jesh kryeminister qe te behesh i besueshem dhe qe te te votoje edhe elektorati gri.

  4. Kujdes mos i shko shum nga afer Gazit, sidomos nga mbrapa se keqkuptohet ai pastaj. Po dumbabistat ca do thon tani per Gazin, se deri dje ca nuk than e shan me prag shtepie nga para e nga mbrapa. Tani ska gje te shkuara te harruara, si me muhabetin e Like floririt.

  5. Llogjika nuk eshte per sharie, por ne kohe e statut BRISHESi jap te drejte, sepse demokracia ka voten e jo dogmen, ka statutin e organet e zgjedhura qe me vote vendosin per organet e partise. Kete ka kerkuarGazi, mbase ka bere kthese dhe e ka kuptuar dinakerine e Bashes.Demokratet nuk kane demokrate te tepert,por ka demokraye te shitur e blere nga interesa e presione politike qe e demtuanPDne.Shumica as qe diskutohet qe eshte ne anen e Berishes, me fazat qe ka ndjekur deri tashti format e veprimet jane me se demokratike.Per krye minister do e zgjedhin me vote forumet e demokratet, keshtu qe kush e mendo vehten te afte e fitues porte e PDse eshte e hapur. Keshtu mos iluzioni me kot nga momenti te dashur demokrate, por te bashkuar do thyhen akujt e pushtetit, apo desidentet breda saj se ne bashkim behet fuqia e mendimi per partine. Duhet kuptuar qe me cdo menyre duhet te ndalet ky pushtet e te permbyset qe e aredhmja te jete edhe me e mire nga ce mendojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *