• |
ide | kryesore

Kapet një makinë me targa serbe e mbushur me armatime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
makinë



Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke zbuluar detaje të një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e së premtes. Ministri thotë se policia e Kosovës ka identifikuar në kohë një makinë me targa të Serbisë në Zveçan, brenda së cilës kishte mjete për një sulm terrorist.

“Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist. Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një makinë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cenimin e sigurisë së vendit tonë.

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake” – shkruan ministri Zveçla në Facebook duke publikuar edhe foto. ©LAPSI.al

May be an image of 2 people and car May be an image of car

May be an image of car



3 Comments

  1. Edhe taktikat kosovare po ” serbizohen”!
    Makinë me lëndë plasëse e serbëve, a nuk mund të kishte targa Kosove apo Shqipërie?
    Kaq e vështirë është!!??

  2. Intenziv,kidnapoj,stadioni,fudbal…na hapët karin me sllavizma, keni 25 vjet në liri, për 25 vjet gjatë komunizmit,Shqipëria ndërroi fytyrë,emër,veshje,fe,monedhë,kastë politike ,mendësi si popull dhe gjuhë…
    Ju ende me Raprezentacija Jugoslavije : Broj jedan Cvetoviç,Broj dva Jeshiç.etj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *