• |
ide | kryesore

Mark Zuckerberg pranon sfidën e Elon Musk

-Instant, Paparazzi, Slider



Mark Zuckerberg  ka pranuar një sfidë nga Elon Musk për t’u përballur në një ndeshje.

Kjo ndeshje e pamundur është rezultat i rritjes së tensioneve midis dy CEO-ve pasi u publikua lajmi se Meta ka filluar të krijojë një produkt që mund të konkurrojë me Twitter-in, të cilin Musk e përfundoi blerjen e tij në tetor 2022. Kjo përballje nisi kur një përdorues i Twitter-it dukej se u tall me videot e Zuckerberg-it jiu jitsu në Instagram, duke paralajmëruar Musk se ai “më mirë të ketë  kujdes”, për të cilën 51-vjeçari u përgjigj: “Unë jam gati për një ndeshje  nëse ai është.”

Dhe ajo që mund të kishte filluar si një shaka u bë shumë më serioze kur Zuckerberg postoi postimin  në Instagram me mbishkrimin, “Më dërgo vendndodhjen”. Elon emëroi një vendndodhje të enjten, duke iu përgjigjur në Twitter lajmeve të ndeshjes me fjalët “Vegas Octagon”, duke iu referuar qendrës UFC Apex në Nevada.

Zuckerberg ka postuar më parë në lidhje me stërvitjen e tij të arteve marciale në Facebook, ndërkohë që ka folur gjerësisht për këtë në paraqitjet e podkasteve. Në maj, ai konkurroi në turneun e tij të parë jiu-jitsu. “Kam konkurruar në turneun tim të parë jiu jitsu dhe fitova disa medalje për ekipin Guerrilla Jiu Jitsu,” shkroi 38-vjeçari në Instagram, së bashku me disa foto të tij duke konkurruar./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *