• |
ide | kryesore

Sylvinho ndan meritat dhe bëhet gati për shtatorin: “Ecim përpara, forca Shqipëria”

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Tekniku i kombëtares Sylvinho ka mbyllur punën përpara pushimeve, me dy fitore dhe shpresa të ringjallura për kualifikimin. Tekniku brazilian ka parë një skuadër që i përgjigjet, lojtarë që kanë shumë për të dhënë, pavarësisht gjërave për tu rregulluar. Sidoqoftë loja e treguar në të tre ndeshjet me 48 vjeçarin në pankinë ka qenë pozitive dhe është pëlqyer nga tifozët.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Sylvinho ka dashur t’i japë meritat të gjithëve, pa bërë protagonistin. “Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë. Ata na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë”, shkruan braziliani.

Premisat për të ardhmen kanë marrë rritje të konsiderueshme në sytë e brazilianit, duke gjykuar mbi fjalët që thotë: “Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje. E të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm”. Tani, Sylvinho mund të pushojë, ashtu si vetë zbuloi, në Barcelonë me familjen. Në shtator e presin ndeshje shumë të rëndësishme dhe braziliani kërkon të jetë gati.

Lexo më tej: ” me pushime në Barcelonë”: Sylvinho i kujton të gjithëve sa kishte Shqipëria pa arritur dy fitore radhazi

POSTIMI I SYLVINHO

Këto kanë qënë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.
Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje. E të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme.
Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.
Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë.
Ecim përpara. Forca Shqipëri 🇦🇱



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *