• |
ide | kryesore

Çeçenët e Kadirov gati të përballen me mercenarët e Wagner pranë Moskës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pirozhgin Kadirov



Forcat çeçene të Ramzan Kadyrov kanë mbërritur në rrethinat e Rostovit dhe janë gati për t’u përballur me mercenarët Wagner.

Këta të fundit, prej orëve të para të mëngjesit, e kanë pushtuar qytetin e madh jugor rus dhe kanë nisur rrugëtimit drejt Moskës, ku kërkojnë të rrëzojnë pushtetin.

Kreu i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin, ka qenë i qartë në objektivat e tij, duke thënë se kërkon të eliminojë fizikisht ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu, si edhe të rrëzojë Vladimir Putinin nga pushteti, pasi ky i fundit e quajti lëvizjen e tij një “thikë pas shpine” për Rusinë.

Kadyrov dhe ushtria e tij çeçene ka qenë e përcaktuar për kundërpërgjigje ndaj Wagnerit dhe vetëm tani disa forca kanë filluar të mbërrijnë në Rostov.

Nuk dihet nëse inkursioni do të fillojë menjëherë, apo do të pritet grumbullimi i forcave të mëtejshme.

Por, mercenarët Wagner, janë të vendosur dhe të përgatitur për çdo përballje, ku Prigozhin ka thënë më parë se “25 mijë luftëtarë të tijët, janë gati të vdesin në luftë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *