• |
ide | kryesore

“Kur fitojmë jemi gjermanë, kur humbasim majmunë”: skandal me fyerje raciste ndaj Moukoko e Ngankam

-Instant, Sport
Ngankam



Fyerje të rënda raciste vërshuan mbi Youssoufa Moukoko dhe Jessic Ngankam. E gjitha ndodhi pas barazimit të Gjermanisë me Izraelin në ndeshjen e tyre hapëse në Euro Under 21. Sulmuesit e Dortmund dhe Hertha u mbuluan me epitete skandaloze në mediat sociale. Faji ishte se humbën nga një penallti, e para në minutën e 3’, e dyta në minutën e 80’. “Kur fitojmë jemi të gjithë gjermanë, kur humbasim na quajnë majmunë”, komentoi Moukoko i zhgënjyer.

Edhe trajneri i Gjermanisë U-21, Antonio Di Salvo, është zemëruar nga episodi: “Është absurd. Është një farsitet kur njerëzit komentojnë në mënyrë anonime në internet dhe ofendojnë djemtë tanë në mënyrë raciste. Unë i mbroj 1000 për qind. Ata duan të luajnë për Gjermaninë, ata janë gjermanë dhe japin gjithçka për vendin”.

Lexo më tej: Mungon penalltia dhe goli i dukshëm, Cesari shpërthen kundër UEFA-s: “Zgjedhje të çmendura prej tyre”

Edhe Federata Gjermane e Futbollit (Dfb) i dënoi “fuqishëm” fyerjet raciste. Me një postim në Tëitter, mesazhe solidariteti erdhën edhe nga Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin. “Familja e Borussia është me ty, Youssoufa! Ne dënojmë fuqishëm komentet raciste të bëra kundër Youssoufa Moukoko dhe shokut të skuadrës Jessic Ngankam pas ndeshjes,” tha BVB.

Hertha ndërkohë i përshkroi incidentet si “të neveritshme dhe të përçmueshëm”, duke nënvizuar se “nuk ka vend për racizëm dhe diskriminim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *