• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian zbulon gjininë e fëmijës

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian zbuloi së fundmi se fëmija i parë i saj dhe bashkëshortit Travis Barker është djalë.

Në një video në Instagram, Kourtney ulet në prehrin e bateristit Blink-182 në oborrin e shtëpisë së saj përpara se të zbulojnë gjininë.  Kourtney dhe Travis njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë së bashku në koncertin e tij në Los Angeles më 16 qershor. Dyshja të cilët u martuan në maj 2022 – kanë shprehur shpesh dëshirën për zgjeruar familjen.

Në fakt, udhëtimi i tyre  u dokumentua në The Kardashians, me themeluesin e Poosh duke dhënë një vështrim të sinqertë në procesin e fertilizimit in vitro (IVF). “Nuk ka qenë përvoja më e mahnitshme,” tha ajo në një episod të prillit 2022, duke shtuar në atë kohë se mjekimi që merrte kishte “reagimin krejtësisht të kundërt” të asaj që ajo dëshironte. “Unë thjesht ndihem pak e mërzitur.”

Kourtney është tashmë nëna e Mason Disick, 13, Penelope Disick, 10 dhe Reign Disick, 8, me ish-partnerin Scott Disick. Ndërkohë, Travis është babai i  Landon Barker, 19 vjeç dhe Alabama Barker, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler dhe është gjithashtu njerku i Atiana De La Hoya, 24 vjeç./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *