• |
ide | kryesore

Himara drejt zgjedhjeve të reja/ Rrëzohet kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak

Lajme, Të fundit



Është rrëzuar kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ndërsa nesër skadojnë edhe afatet kohore për kryerjen e këtij procesi.

Beleri kishte kërkuar nga GJKKO një leje që të dilte nga qelia për t’u betuar si kryetar bashkie.

Të gjitha shkallët e drejtësisë, deri tani nuk kanë ndryshuar masën e sigurisë për Belerin, i cili u arrestua në 12 Maj, nën akuzën e blerjes së votave.

Ligji parashikon që në Himarë të mbahen tashmë zgjedhje të reja, dhe koalicioni Bashkë Fitojmë duket se rrezikon Bashkinë, pasi diferenca në zgjedhjet e 14 Majit mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota.



1 Comment

  1. Përse zgjedhje të reja??Ai akoma nuk është i dënuar. Nëse do dënohet në tre shkallë gjykimi në Shqipëri dhe pastaj në Strasburg atëherë po?Rama e dimë që është diktator dhe nuk pyet për gjykime por do të ndeshet keq me Greqinë.Dhe grekët nuk i ka kalojnë kollaj gjërat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *