• |
ide | kryesore

Kanosën konkurrentët, procedohet administratori dhe dy shoferë të linjës Tiranë-Bulqizë

Lajme, Të fundit



Adminstratori dhe 2 shoferë furgonësh të linjës së transportit qytetar janë proceduar penalisht pasi kanë kanosur shoferët e një linje tjetër furgonash.

Sipas policisë shtetasi M. Xh. (administrator i një linje furgonash për transport të qytetarëve), në bashkëpunim me shtetasit V. Xh. dhe F. GJ. (shoferë furgonash të së njëjtës linjë), dyshohet se për motive konkurrence, prej disa ditësh, kanë ndaluar teksa lëviznin me automjetet e tyre private, shoferët e furgonave të një linje tjetër, si dhe i kanë kanosur ata.

Ndaj M. Xh., 48 vjeç, V. Xh., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe për shtetasin F. GJ., 43 vjeç, banues në Bulqizë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja” dhe dosja i ka kaluar prokurorisë së Dibrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *