• |
ide | kryesore

Xavi merr ‘të ngjashmin’ e tij: Gundogan, kapiteni i Citizens kampion Europe, prezantohet te Barcelona

-Instant, Sport
gundogan



Kapiteni largohet dhe Manchester City humb një nga lojtarët kryesorë. Ilkay Gundogan është tashmë zyrtarisht lojtari i ri i Barcelonës. Guardiola duhet të bëjë pa mesfushorin gjerman, me origjinë turke, ndërsa Xavi gjen në mesfushë një regjist që i ngjan në lojë. Gundogan u vesh Blaugrana pasi kontrata e tij me klubin anglez mbërriti në fund. Aventura e tij te Citizens përfundoi pas shtatë sezonesh (triumfuese). Kapiteni largohet kështu nga Manchester si fitues dhe si kampion në fuqi i Europës.

Gundogan largohet pasi ka fituar, me shiritin në krah, trofeun elakmuar të Champions: i pari në historinë e City. Ajo kupë që skuadrës së Guardiolës i iku nga duart në vitin 2021, në finalen kundër Chelsea. E nuk ishte rasti i vetëm në të cilin mesfushori e pa titullin ti venitej te pjesa më e bukur. Edhe në vitin 2013, kur luante për Borussia Dortmund, ai humbi aktin e fundit të garës kundër Bayern Munich, në një derbi tjetër mes skuadrave të të njëjtit komb. Në tentativën e tretë, kundër Inter në Stamboll, Gundogan ia arriti qëllimit: fitoren me një trofe të ngritur në qiell si kapiten. Cikli është mbyllur. Tani gjermani mund të nisë një aventurë të re.

PËR GUNDOGAN KOHA PËR NJË SFIDË TË RE

Mesfushori 32-vjeçar largohet nga Manchester pas 7 vitesh dhe 14 titujsh: mesatarisht 2 në sezon. Në pritje të tij është Barcelona dhe një sfidë e paprecedentë: të përpiqet të fitojë edhe në La Liga. Pasi u kurorëzua (pesë herë) kampion i Gjermanisë dhe Anglisë, Gundogan tani do të tentojë të përsëritet në Spanjë. Aty ku e pret Xavi, një trajner që preferon një futboll në të cilin Gundogan mund të shprehet në maksimum dhe të shfrytëzojë cilësitë e tij.

Nëse aventura në Katalonjë do të jetë po aq e suksesshme sa ajo në Mançester, koha do ta tregojë. Ndërkohë, megjithatë, ish-kapiteni i Guardiolës është gati të zhytet në sfidën e tij të re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *