• |
ide | kryesore

“150 euro për provim”/ Kreu i Sindikatës: Situatë e turpshme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Peter Saraçi ka reaguar për rastin e rektores së universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi. Kjo e fundit është shpallur në kërkim për korrupsion. Saraçi tha se senati i universitetit të Shkodrës duhet të ishte mbledhur me urgjencë dhe të distancohej nga rasti flagrant i shpërdorimit të detyrës nga Golemi. Ish-rektorja, në bashkëpunim me një tjetër pedagoge, merrte nga 150 euro për të kaluar studentët në provim.

Lidhur me këtë rast Saraçi ka thënë se ish-rektorja duhej të ishte dorëzuar.

“Shpreh indinjatën për drejtuesit e universitetit. Kërkojnë ta kalojnë në heshtje, kërkohet ndërhyrje emergjente, një situatë e turpshme dhe absurde. Kërkojmë mbledhjen e senatit, pezullimin e 2 personave në video, priten edhe publikime te tjera ne media. Të merren masa. Situatë e vështirë në universitet, nuk dihet çfarë po ndodh. Nuk besoj në zgjidhje te organet e drejtësisë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë me drejtues të institucionit kjo gjë. Rektorja duhej ishte dorëzuar. Shpresoj të mos dëmtojë në regjistrimet e reja për universitetin”.



6 Comments

  1. Tani kujtohet kryetari i “sindikatave” këtë gjë e dinte tërë Shkodra e Shqipëria e Veriut për dyshen dhe jo vetën për dyshen por për të gjithë aëta që i kanë fëlliqur duart deri në fyt!…Senati nuk mund të distancohet sepse mbi 90% e tyre janë të zhytur në këtë llum… Kryvetari i sindikatave të bënte ndonjë sondazh, sidomos tani në kohë provimesh…

  2. Kjo eshte masive, ne cdo universitet, ne cdo Spital, ne cdo institucion publik.
    Ato qe s’marrin para jane te humbur, te mbaruar, te paafte.
    Kush do t’i denoje keta? Drejtesia qe kemi ne eshte me korruptuara ne planet.
    Ky vend ka degraduar totalisht.

  3. Pse bene sikur jeton ne hene o palle kari? Ketu behet baterdia ne korrupsion e hajni dhe ti bene sikur jeton ne norvegji.

  4. SPAK thërret për hetime njeriun që ka qenë ndërmjetës mes Berishës dhe Alma.K, për skandalin e Kukësit

  5. How would you like hot leads from tomorrow,? We can run unlimited leads campaign for you just like this one you got from us today via your website contact form 🙂 plus more verticals. Come say hello if you need more clients from tomorrow. We Retained 84% of all our clients last 5 years. Pricing starts from just 500 for a full month, Phone us : +441159058917 Skype us : Affiliate2244 7 days week, Office location: Nottingham , London & Sussex

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *