• |
ide | kryesore

Koha e Lloris te Spurs përfundoi: Vicario zgjedh numrin ‘ters’ te Tottenham

-Instant, Sport
Vicario



Mungonte vetëm njoftimi zyrtar që mbërriti pasditen e sotme. Guglielmo Vicario largohet nga Empoli dhe do të vazhdojë karrierën me Tottenham. Portieri 26-vjeçar i është bashkuar Spurs me kontratë deri më 30 qershor 2028 dhe do të mbajë fanellën me numrin 13. Klubi londinez ishte i pari që e njoftoi këtë me një video (“Ciao, Guglielmo) në profilet e tyre sociale. “Është një ëndërr të jem këtu”, ishin fjalët e para të ish-numrit 1 të Empolit.

Pas pak minutash ka ardhur njoftimi zyrtar edhe nga klubi toskan: “Empoli Football Club njofton se ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspur Football Club për transferimin përfundimtar të së drejtës për paraqitje sportive të futbollistit Guglielmo Vicario. Për Guglielmon një falenderim i madh i klubit blu për atë që bëri me fanellën tonë. E urimet më të mira për vazhdimin e karrierës së tij”.

Vicario ishte edhe objektivi i Inter për të zëvendësuar Onana, por Tottenhami i parapriu të gjithë dhe mbylli marrëveshjen. 20 milionë euro plus 5 bonuse, nga të cilat 3 janë lehtësisht të arritshme dhe 2 janë më pak janë shifrat e kontratës. Portieri friulian do të zërë vendin e kapitenit Hugo Lloris, i cili, pavarësisht se ka ende një vit në kontratën e tij, do të largohet nga londinezët.

VICARIO: “TOTTENHAM ZGJEDHJA IME E PARË”

Guglielmo Vicario u prezantua si një futbollist i Tottenham në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit të Premier: “Të jesh këtu është një ëndërr për mua. Është një nga skuadrat më të mëdha në Angli dhe në Premier League. Dua të filloj shpejt dhe të njoh shokët e mi të skuadrës, do të jetë një nder. Tottenhami ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë, ata janë një klub i madh. Unë e nisa karrierën time nga fundi duke ëndërruar të arrij majat. Ishte e vështirë sepse kalova në të gjitha nivelet, duke parë të gjithë llojet e lojtarëve dhe futbollit”.

“Kam punuar shumë dhe u vura në garë me veten. Mentaliteti im ka qenë gjithmonë i fortë në cdo hap. Tani dua të jetoj ëndërrën time dhe të mësoj shumë gjëra. Në Itali futbolli është ndryshe dhe duhet të përshtatem shpejt. Sot portieri duhet të dijë të pasojë si shkurt ashtu edhe gjatë, unë duhet të stërvitem si portier sulmues dhe jam gati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *