• |
ide | kryesore

Turizmi vijon rritjen, 42.5% të huaj më shumë erdhën në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Turizmi ka mbajtur rritëm më të mirë sa i takon të huajve që vizituan vendin tonë edhe për majin edhe pse kjo rritje ishte më e ngadaltë se muajt paraardhës. Sipas Institutit të Statistikave në muajin e pestë të vitit hynë 705.079 shtetas të huaj në territorin shqiptar me një rritje 16.7për qind në raport me majin e një viti më parë.

Sipas INSTAT gjatë pesëmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.389.899. Ky numër është rritur me 42,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ndërkohë në Maj 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 525.086. Ky numër është rritur me 11,6%, krahasuar me Maj 2022.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2023, janë 1.230.165. Ky tregues rezulton me një rritje 14,5%, krahasuar me Maj 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2023, janë 1.120.387, duke shënuar një rënie me 0,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikim

Ecuria e mirë e turizmit gjatë këtij viti është konfirmuar edhe nga bizneset të cilët kanë pritshmëri se ky do të jetë një vit edhe më i mirë sesa 2022 që ishte viti historik me shifrat më të larta sa i takon vizitorëve.

Kjo lidhet me faktin që ka një rritje të turistëve me grupe të organizuara sidomos nga Polonia dhe Spanja por edhe të turistëve individualë nga e gjithë Europa.

Daljet e shtetasve

Shqiptarët kanë udhëtuar më pak gjatë majit të këtij viti.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2023 janë 490.041. Krahasuar me Maj 2022, ky tregues ka rënë me 5,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2023, janë 630.346.

Krahasuar me Maj 2022, ky tregues është rritur me 4,4%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë 2023, është 2.447.719, duke u rritur me 21,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë“ thuhet në publikimin e INSTAT./ Monitor



4 Comments

  1. Ceshtja nuk eshte se sa turista vine, por sa para sjellin keto ne ekonomine Shqipetare. Pse nuk na thote INSTATi apo Monitori se sa % jane rritur te ardhurat nga taksa e neteve te qendrimit qe duhet te paguajne hotelet per cdo klient?
    Pastaj, turistet vijne sepse punetoret Shqipetare trajtohen akoma si skllever, me pagesa qesharake prej me pak se 2€/ore, kur ne europe per te njejten pune pagesa eshte minimumi 10€/ore, dhe rrjedhimisht cmimet e hoteleve dhe sherbimeve ketu jane mjaft te ulta. Ne Durres 50€ nata all incluzive!!

    1. PO ca thu o AS, pyet nje cik ne Jug a ka ndonje dhome bosh?? Pyet nje cik edhe sa ka vajt cmimi i dhomave, min eshte 50 € ne Shtator e mbrapa se ne korrik e gusht ska pa 80 euro. Ku jeton o AS nuk sheh sa te huaj ke neper rruget e Tiranes? Po mbase jeton jashte e ske nga ta dish. 150 milion euro ka te ardhur anga tatimet ne 5 mujorin e pare, jo se te gjitha vijne nga turizmi se e dime qe pjesa me e madhe si deklaron dhomat apo airbnb po prap eshte ndikim direkt ne ekonomine familjare te atyre qe japin dhomat, te restoranteve qe presin turistet apo qofte dhe supermarket apo ajo gjyshja qe shet nje shishe uje ne rruge

      1. Jasht jetoj por vij shpesh, para 2 javesh kam ardh per here te fundit. Kur them 50€ cmimi eshte per person, jo per dhome, mos i ngatarro gjerat.
        Ne Durresh, hotel AS i shitet Polakve per 50€/personi all inclusive, ne Velipoje nje dhome kushton 30€/dite (4 veta brenda), sigurisht qe ne Korrik dhe Gusht cmimet rriten ndjeshem. Ik shko njeher ne Mal te Zi, Greqi, Spanje apo dhe Turqi, nuk gjen dot hotel dhe plazh te mire me lire se 150€/personi.
        Ti ke te drejte, rruget e Tiranes ishin mbushur me te huaj, si asnje vit tjeter, por duhen pare arsyet. Nje pjese jane pensionista dhe vijne per te jetuar ketu sepse eshte me lire jetesa. Nje pjese vijne ne hostel me backpack, keto tipa ne pergjithesi marin dhe vajin e ullirit me vete andej nga vijne. Te hash nje darke relativish te mire ne Tirane kushton 50€ cifti, ndersa ne Europe pa 100€ ske shance.
        Mos ngatarro kekun me byrekun, te ardhurat tatimet jane rritur pasi jane rritur cmimet dhe TVSH paguhet ne proporcion me cmimin 20%.

  2. Të ëndërrosh është mirë. Të shohësh ëndrra me sy hapur jo dhe aq. Ti kërkosh një politikani që udhëheq partinë të mbajë një tjetër përbri tij si kandidat për kryeministër, apo të premtojë se do t’ja lerë një tjetri karrigen e kryeministrit nëse i fiton zgjedhjet, është absurde, infantile, ikje nga vullneti i shprehur i zgjedhësve, shkelje e këtij vullneti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *