• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ 1 i vdekur dhe 2 të plagosur nga bombardimet në Zaporizhia

Lajme, Planet
Ukrainë



Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin jugor të Zaporizhia të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Yurii Malashko nëpërmjet një postimi në Telegram.

“Një burrë 51-vjeçar vdiq në fshatin Mala Tokmachka, në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia. Një grua 40-vjeçare dhe një burrë 39-vjeçar u plagosën gjithashtu në fshatin e afërt Preobrazhenka. Të plagosit janë duke marrë ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën”, ka shkruar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *