• |
ide | kryesore

Faleminderit Edi Rama

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Edi Ramës i duhet thënë faleminderit që po e mbyll Ballkanin te hapur me të njëjtën përunjësi që përshëndesim ata që na kanë bërë një gjë të mirë, ndonëse na kanë gënjyer shumë gjatë. Tek ky vendim i kryeministrit, mbi të gjitha, ka rëndësi të vlerësosh aktin, pa u marrë me fjalët.

Asnjë nga argumentat e tij për arsyet se përse kësaj nisme i erdhi fundi, nuk ka peshë. As ajo se e kishte arritur qëllimin dhe as tjetra se samiti i procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë. Po të merremi me ato që janë thënë, Edi do krahasohej sot me atë personazhin famoz të Tiranës së dikurshme, që i shiti një derdimeni kullën e sahatit.

Lexo me tej:

Merr fund “Ballkani i Hapur”, aventura politike që largoi Shqipërinë me Kosovën 

Që kur kjo ide filloi si mini Shengen, me gjenezë në Beograd dhe e mbështetur fort nga Alex Soros, Rama u bë zëdhënësi kryesor i saj. Jo më kot presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që sot me sa duket ndihet i braktisur, e përgëzonte publikisht Ramën se, “pa vendosëmërinë dhe këmbënguljen e tij“ Ballkani i Hapur” do të qe i pamundur”. Kryeministri ynë u përlesh pothuajse me të gjithë faktorët shqiptarë, përfshirë edhe opozitën vendase, për ta shpënë përpara Open Balkan.

Ndërsa në arenën ndërkombëtare ai u bë propogandisti dhe zësdhënësi i tij. Tashmë janë të arkivuara qëndrimet që ka mbajtur. Në samitin e Bërdos në Slloveni, mes BE dhe vendeve të rajonit, në tetor 2021, ai e fshikulloi ashpër komunitetin e 27-shes dhe i kërkoi atyre një pazar: ‘nëse nuk na fusin në familjen tuaj, së paku mos na pengoni për Open Balkan”.

Rama i kërkon pazar BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur” 

Disa muaj më pas, në krah të dy partnerëve të tij maqedonë dhe serbë ai kërcënoi se do e bojkotonte samitin e përbashkët me BE-në duke ngritur pyetjen: “Çfarë të bëjmë atje”? Por, ama kur më në fund shkuan “atje”, Rama gati i kërcënoi vendet evropiane:“Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur”. Ai përmendi në fajalimin e tij përpara liderve evropianë terma si luftë, konflikt, gjakderdhje ndërkohë që po në atë date, në 24 qershor 2022, Vuçiç i thoshte të njëjtit auditor: “ne nuk duam që rajoni ynë të përfundojë si Ukraina”, duke dhënë si alternativë Open Balkan.

Komenti/Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit 

Me artikulim më të mirë se homologu i tij serb dhe me diferencë nga një kuadrovit timid si Kovaçevski, Rama mori përsipër rolin e lobuesit. Ai filloi ti kërkonte llogari BE-së, për moshapjen e negociatave, veton Bullgare, mosliberalizimin e vizave për Kosovën duke u bërë presion se Ballkani i Hapur do qe një hapsirë e vogël lire, në mungesë të pranimit në hapsirën e madhe.

Këtë rol zëdhënësi të treshes serbo-shqiptaro-maqedone ai e luajti edhe përballë Albin Kurtit. Kur ky i fundit shkroi një letër se përse kjo nismë qe e keqe për Kosovën, kryeministri ynë iu përgjigj nga Ohri: “Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë”.

Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer/ Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën 

Kjo kronologji e çasteve dhe thënieve kulminante është e mjaftë, për të treguar se ka shumë hipokrizi dhe gënjeshtër në piruetat që Rama bën sot për kyçjen e Ballkanit të hapur.
Por gjithësesi, sado të rënda të jenë këto pirueta, inkoherente për një politikan që mori dhe “mbështetje popullore” në konsultimin kombëtar, për atë që e konsideronte si interes strategjik të shqiptarëve, vazhdimi në këtë aventurë do të kishte qenë shumëfish më i dëmshëm sesa mashtrimet kalimtare.

Normalizimi i Serbisë si një ish agresor, tashmë paqësor, izolimi ekonomik i Kosovës dhe nënshtrimi i ekonomive të rajonit ndaj vendit me ekonomi më të fortë, do të shkaktonin trauma aftagjata.
Prandaj qoftë edhe si pazarxhi hipokrit, Edi Rama duhet falenderuar. Pak rëndësi ka se cili është qëllimi i vërtetë që ai nuk e thotë. Pak rëndësi ka nëse po këmbën kostumin e liderit rajonal që mbante së bashku me Vuçiçin, me atë të “mediatorit Ballkanik”, mes Prishtinës dhe Beogradit. Pak rëndësi ka nëse po eksperimenton një fabul të re, atë të asnjëanësit, pasi u bë mbështetës i zgjidhjeve me ndarje dhe me mure e pastaj pa kufij e pa mure. Pak rënsdësi ka nëse të gjitha këto i bën, për të korrur famë në tavolinën e të mëdhenjve, ku vendi i tij i vogël i’a pamundëson të ulet.

Këto janë qëllimet apo deliret e tij. Por nëse këtë herë ato e çuan drejt një rruge që i bën më pak dëm shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, duhet pranuar se ky është një lajm i mirë.

©Lapsi.al



37 Comments

  1. Dhe kete e ka vendosur pa pyetur asnje nga delet e partise se tij. Dhe ato pa ze do e ndjekin. Njerez pa shtylle kurrizore.

    1. Fatkeqesi kombit por miqtë tanë amerikanë po e mbështesin pët interss të vogla.
      Rama është uturak në dispozicion të amerikës, hap gojën që të dhjesë çdokush që ka një nevojë.
      Kuptohet rama hap gojën ku dhjesin usa dhe ha mutin lëpin dhe buzët, vetëm që të rrijë në pushtet.
      Mjafton fakti që jemi narkoshteti i parë në europë. Ku leku fiton 40% të vlerës ndaj euros edhe pse në mungesë totale të ekonomisë por në mbingarkim te tregut me narkoeuro. Ku ndërtimi galopant ka shkatërruar çdo cep të vendit blerë ama me narkouro ku vetëm 1 në 10 njësi blehet me kredi.

      Po ça rëndësie ka kjo për miqtë tanë amerikanë, ata jo vetëm që dhjesin në uturak ramën, por rama u jep edhe çanta me para si lu peshkatarit, kimetes , eskobarit, dhe sidomos mcgonical që bëri gil prej 20 milion usd në shqipëri nga gjushi gjici, doshi me shokë…

      Biznes i mirë për amerikanët që shumica i adhuron si këtu e 20vjet më parë, edhe dhjesin edhe mbushin xhepat me lekë!
      Ka shumë amerika dhe kjo e radhës është administratë e dobët fare.

    2. Një pyetje kam për këtë ajkën e shoqërisë Shqiptare që stolit me goredhe të çmuara faqet e komenteve të lapsit të ndritur, vetëm një pyetje, në çfarë mënyre Ballkani i Hapur është jo konkordant me Proçesin e Berlinit?

  2. Kam pershtypjen se ky shkrim e ka vrare Ramen me shume se dyqind shkrime te kritikeve te ndryshem te marra se bashku…..

    1. O Namut, Rama nuk të fal.
      Bën atë që i do bytha dhe tall k.qet me të gjithë në Shqipëri, Ballkan dhe Europë.

      1. O ti emër i b*thës Ramë , nuk i kanë ngel k*qe Ramës , i jan thar e zhubravitur kahona dhe prandaj vërtitet rreth “k*qeve” të Alex Sorrës .

        1. Rama do të ishte larguar qysh prej 20 vjetësh nga politika.
          Ishte gafë e opozitës që ja tregoi popullit foton e Ramës me koqet naaa…

  3. Levizja e radhes e KM nuk eshte bere as ne emer te patriotizmit dhe as ne emer te pendeses

    per rrugen e rrezikshme qe po e conte Shqiperine. Ka qene thjesht nje levizje me “detyrim

    percaktim” e urdheruar nga “Mjeshtrit e Medhenj”.

  4. Kam dyshime se Rama do ndryshoje, sic dhe po shihet qe akoma pa dhene lajmin qe gezoi gjithe shqiptaret se OpenBallkanin e shpalli te vdekur, po bene marrezira te tjera,psh duke e bere Shqiperine zyrtare, si vendi i pare dhe i vetem(me siguri dhe i fundit,pavaresisht kercenimeve te EU),qe ve sanksione Kosoves. Por aq i demshem dhe katastrofik do ishte Open Ballkan, sa gjithe te keqijat e tjera te marra se bashku (perfshi kete sanksion), as nuk i afrohen per nga permasa e demit dhe percarjes. Natyrisht dikush do thote, ndarja(sic na e paraqisnin bashke me Thacin si shkembim territoresh) do ishte dem edhe me i madh, por per fat te mire, e dija (prandaj s’jam marre shume me Ramen per shkembimin) qe s’ka fuqi ne bote, qe e realizon dot ndarjen, e jo me Rama dhe Thaci, kurse MiniShengeni ishte nje rrezik qe mund te behej realitet,ndryshe nga ndarja qe skishte shans pavaresish perpjekjeve. Rrezik, sepse per fat te keq, nje pjese e popullit (perfshire dhe intelektualet/gazetaret)eshte militantizuar ne permasa te rrezikshme, sa edhe pse ne brendesi te tyre sdonin vellazerim me serbet, apo Bregovicin, vetem per ta arsyetu marrezite e Rames, apo se i urdheronte ai,i mbronin keto marrezi. Ja psh jo me larg se dje,spo me besohej teksa degjoja Dritan Hilen (me njefare Amarildo Papucja perpucja a si e kishte),ku nqs pak dite me heret ,Dritani mbronte veprimet e Kurtit, tani (nga urdheri/verejtja qe kishte marre nga lart), i nderroi fjalet, aq sa jo vetem 25 000 serbet ne veri te Kosoves(e thene nga vete nje serb i pavarur) i beri 60 000, por na paraqiste sikur Kosova po u ben shkelje te drejtave te njeriut serbeve.Nejse sflas dot kunder Dritanit e Rudines, ne respekt te se kaluares kur jepnin emisione e kontribute per Kosoven, por nje keshille dashamirese per ta:Fytyra vlen me shume se cdo gje.Rrini me nje qendrim si Bushati psh e jo t’i nderroni qendrimet me shpesh se corapet. A me i nderuar sot eshte Bushati, Shkullaku e kushdo qe kontriboi kunder Minishengenit, apo Milaim Zeza, Mero Baze,Sokol Manjak Pallat e ndonje i ngjashem qe u shkoi lepirja dhe percarja kot,sepse vellazerimi me serbet skishte si te ndodhte,e diskretituan veten kot.E njejta vlen dhe per popullin, ska kryeminister, media, Sorros,apo fuqi nderkombetare qe na detyron te bejme dicka nqs vendosim te rezistojme,Kete sapo e evertetoi vdekja e OpenBallkan, apo qendresa qe po Ben Kurti per veriun dhe Zajdenicen .

  5. Keshillat per Albinin qe japin analistat e saliut jane te njejtat keshilla qe jepnin per Lulin kur u fut brenda qadres se liri demokracis.Edhe rezultatet e veteizolimit dhe vetenngrirjes qe po ben Albini do jene te njejta si ato te qadres se liri demokracis.Me sa duket Rama po siguron edhe mandatin 2029-2033.

    1. Sufllaqe,

      ke ndonje komemt per “Open Balkan”? Lere Saliun dhe Lulin se eshte e Djele sot dhe e kane pushim.

  6. Edhe une e falenderoj ramen.Isha ne nje resorant familjar,ku prane tavolines tone qe nje familje qe po drekonin, baba nene dhe dy djemte e tyre te moshes rreth 25 vjec dhe tjetri me sa kuptova po diskutonte ne ca universiteti do shkonte kish mbaruar maturen.Doli rama ne tv dhe po fliste nga nje interviste nga brukseli dhe shpalli mbylljen e ballkanit te hapur.Djali i madh tha une do iki jashte baba,nuk ri dot ketu ky vend nuk behet kurre.Pse mor [i foli ne emer mamaja nga te erdhi kjo ide?dhe djali i tha Ky vend nuk behet kurre.Keta politikan nxjer populli jone,keta politikane kaq medioker dhe injorant na kane drejtuar dhe drejtojne?Jo tha djali fatin tim nuk e le ne dore te injoranteve te tille qe na drejtojne.Per kete e falenderoj ramen,se mendoja se brezi i ri nuk e cante koken,dhe as mendonte cka hequr populli shqiptare nga injorante te tille qe na kane drejtuar.Por jo ky brez i ri po thinjet shume me shpejt nga brezi i ri i koheve me perpara.Ne kemi pare qe nga 90 deri me sot jo te rinje te moshes se ketyre dy djemeve por dhe femij 12-15 vjec jane vrare kufijve dhe jane mbytur deteve,per te ikur nga ky vend qe eshte drejtuar nga injorante dhe drejtohet nga sharlatan si edi rama.Per kete te falenderoj o edi rama.

  7. Nuk di se perse duhet falenderuar ( edhe me ironi) nje kryeminister qe pretendon se eshte njeshi ne gjeopolitike ne fakt eshte nje i demshem amator?

  8. ” Edi Ramës i duhet thënë faleminderit që po e mbyll Ballkanin te hapur…”
    Jo or jo , palloshit i duhet thene vetem nje fjale : SHARLATAN

  9. Pas këtij falenderimi të Bushatit për Ramën , a mos duhet të presim ta shikojmë ate tek opinioni i Fevziut që së bashku me Batak Haxhiun ti thurrin atij lavde ?

  10. A është Sali Berisha ai që duhet të pretendojë e akuzojë strukturën e re të drejtësisë për pasivitet?! Vetë ai ka qenë arkitekti dhe mbështetësi i drejtësisë së korruptuar dhe njerëzve të saj, që u pasuruan paturpësisht mbi drejtësinë e munguar ose të shtrembëruar. Mbi çfarë kriteresh morali flet doktori, kur ende nuk ka kërkuar falje publike për çka pushteti i tij prodhoi në afera korruptive, përfshirë edhe kontrollin politik të drejtësisë që ishte akti kryekorruptiv i demokracisë.Je here te veteme qe bushati behet realist ne shkrimet e tij por cecene shpellkare salista nuk e kaperdine dot,por bushati nuk Qimi o cecene

  11. Edi Rama nuk ka te lare me kete vend dhe kete popull, kaq te keqija ka bere me vetedije te plote. Tani u dashka dhe
    t´i themi faleminderit.

  12. je patate e vogel ti o Byth-that te merresh me gjigandin Rama Merru me dordolecin e vucidolit qe te beri me vila ne Golem o rrot kari

  13. Boll u talle or Bushat,
    rri urte e mos e zgjat,

    kam thene plot brrockulla,
    kam treguar plot marrezi,

    qe mi kane brohoritur fort,
    keta te mencurit Rilindasit e mi,

    pastaj u kam vene Balte ne goj,
    e prap me kane lavderuar njesoj,

    edhe Bajga ne goje tu rras ketyre une,
    pas meje do ti kem rrjesht si majmune,

    I ve te shajne, pastaj te lavderojne,
    ate qe lepijne sot, neser e kafshojne,

    Me teket te shaj, dhe pastaj te lavderoj,
    Turmen e Rilindasve e kam pas njesoj,

    edhe Bajgat ne goje kur me lopate u rras,
    Ulerijne se eshte Mjalte e mbushen me gaz.

  14. E bënë copë të shkretin Bill, si të paguar nga Rama dhe Sorosi, për të sulmuar Albin Kurtin.

    Por kush janë këta “puritanët”, që sulmojnë çdokënd që nuk mendon si Berisha dhe Meta?

    Janë në fakt, ata që e kanë emrin në listë pagesat e Berishës dhe Metës.

    Emrat nuk ka nevojë t’i përmendim, se tani i njohin të gjithë.

    Nëse jo, mjafton të ndjekësh emisionet e darkës dhe i identifikon lehtësisht.

    1. O ti rtot kari qe i qan hallin Klintonit ne cdo koment.
      Kush e beri rolin e Levinskit kete here ?
      Alma K. eshte ne arrest shtepie. Mos valle Linda B. ?

  15. Operacioni special ushtarak e kreu misionin e tij.
    Rusia terheq trupat nga ukraina
    Pa fjale, me perunjesi te falenderojme zoti putin per aktin e mire.
    Nese vete je naiv bushat mos na e kerko te behemi edhe ne.

  16. Meshirojini ca Rilindjotet qe kane ngrene Marmallate kaq kohe per hir te bythes Rames aty te Open Ballkan…

  17. solli reagime të shumta ironike në rrjetet sociale”, shkruan portali i familjes Berisha.

    Atij Berishe, që ka qenë sekretar partie në kohën e komunizmit dhe është sjellë më komunist se çdo komunist, tani në drejtësi, duke eleminuar nga partia gjithë kundërshtarët e vet.

    Ndryshe nga “komunisti” Ruçi që duan ta ironizojnë, i cili pati kurajon të largohet vetë nga politika.

    Jo si ky plaku, që ka vendosur të largohet vetëm kur të iki fizikisht nga kjo botë.O shpellkari i ores 13:24 vazhdo masturbohu me vedeon e A por futi dhe ndonje tegel motres mamit e vajzes se keshtu i sherben partise se salihut

  18. Perkrahesit e menxyres politike te Rames, jane vetem hajdutet, drogmenet, banditet, servilet, burracaket, e morracaket e kuq, qe vegjetojne akoma pas emerit rilindje qe e shpreh mese qarte kuptimin Keta sot jane bijte e kurvit qe perbejne kete tufe qelbesirash.

  19. Kandidati i BF, Fisnik Qosja, në një intervistë menjëherë pas shpalljes së rezultatit tha se objektiv i tij do ishte… zhvillimi i bregdetit.

    Me sa duket, me zhvillim, e ka patur fjalën për vendosje kioskash.

    Ky vendim më poshtë tregon se kryetari Qosja e ka nisur drejtimin e bashkisë duke dhënë një leje të tillë në bregdetin e Golemit.Shko ne kavaje dhe mer ndonje kjoske eshte hapur tenderi nga foltorja per kjoskezimin e kavajes me modelin alla salih metaj berisha

  20. Ja si Kurti udhëzonte partinë: Shpërndani thashetheme, 40% e popullit janë analfabetë, në pushtet t’i përlyejmë duart e ta mbajmë gjendjen e jashtëzakonshme…!O bushat na shkruaj dicka me shume per kete dokument shume fyes per kosovaret qe albini ka nxjerre ne partine e tij

  21. Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan ai.

    Kujtojmë që ashtu si Saliu, edhe Liri Berisha, është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.Kjo Damka me e madhe per salihun qe ngele ne Histori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *