• |
ide | kryesore

Miqtë e Madonna: Ajo dëshiron të jetë si Taylor Swift

Paparazzi, Slider



Miqtë e Madonna kanë deklaruar se shqetësohen se artistja “e torturoi veten” me një orar stërvitjeje “jashtëzakonisht të rrezikshme” ndërsa përpiqej të konkurronte me artistët më të rinj si Taylor Swift.

Një burim ka thënë se miqtë e këngëtares kishin frikë se do të kishte “një situatë tjetër si Michael Jackson” pasi ai u nda nga jeta në prag të turneut të tij “This Is It” në 2009. Madonna, mendohet se ka qenë vazhdimisht duke e shtyrë veten në prag të turneut të saj Celebration për të cilin miqtë e saj mendojnë se kontribuoi në shtrimin e saj në spital.

Artistja u intubua teksa ndodhej në reanimacion pasi pësoi një infeksion të rëndë bakterial. Ajo tani është në shtëpi duke u rikuperuar, por është detyruar të shtyjë turneun e saj botëror. Një burim ka thënë se Madonna ishte “duke punuar jashtë orarit” ndërsa fokusohej në shfaqjet e saj të ardhshme, me njerëzit që duhet t’i kujtojnë asaj se ajo “nuk është më 45, e lëre më 25”.

“Shumë prej nesh mendojnë se vërejtjet e vazhdueshme për moshën e saj i kanë bërë presion asaj për të konkurruar, kështu që jemi të lehtësuar që ajo është detyruar të marrë kohë dhe të vendosë shëndetin e saj në radhë të parë,” shtuan miqtë. “Njerëzit ishin vërtet të shqetësuar për të. Turneu i Madonnas do të fillonte më 15 korrik, por tani është shtyrë. Së shpejti do të shpallet një datë e re e fillimit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *