• |
ide | kryesore

Leonardo DiCaprio rikthehet me Gigi Hadid

Paparazzi, Slider



Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid u panë duke u shoqëruar së bashku në Hamptons këtë fundjavë.

Dyshja – e cila shkaktoi për herë të parë thashethemet për lidhje gjatë Javës së Modës në New York City në shtator 2022 – u panë në festën e gurusë së teknologjisë David Rosenberg në Bridgehampton, i organizuar këtë vit me shokun e DiCaprio-s, manjatin e mikpritjes Richie Akiva. “Leo dhe Gigi po flisnin me njëri-tjetrin”, tha një burim. “Ajo dukej e emocionuar. Të gjithë menduan se ishin bashkë [si çift].” Burimi shpjegon se ata nuk panë duke u puthur, por se “mënyra se si po flisnin me njëri-tjetrin … mund ta ndjeni energjinë”.

Vitin e kaluar u raportua se Leonardo i dha fund lidhjes me Camila Morrone, të dashurën e tij prej katër vitesh, vetëm disa muaj pasi modelja mbushi 25 vjeç. Ndërkohë, Gigi ndan vajzën e saj dyvjeçare Khai me ish të dashurin, këngëtarin Zayn Malik. Në të kaluarën, aktori  është takuar me shumë të famshme, duke përfshirë supermodelet Gisele Bundchen dhe Bar Refaeli, si dhe aktorin Blake Lively. Asnjëra prej tyre thuhet se nuk ishte mbi 25 vjeç, kur ishin në lidhje me DiCaprion ./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *