• |
ide | kryesore

Leonardo DiCaprio në një lidhje me Vittoria Ceretti

Paparazzi



Leonardo DiCaprio thuhet se është në një lidhje me modelen 25-vjeçare Vittoria Ceretti.

Çifti është parë në disa takime në SHBA gjatë muajve të fundit, duke ndezur spekulime nëse ata po kalonin një flirt veror. Megjithatë, një burim pranë çiftit ka zbuluar se dyshja se janë në një lidhje. “Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë,” ndau burimi i brendshëm.

DiCaprio dhe Ceretti u panë për herë të parë në publik gjatë një daljeje në klub në Ibiza, Spanjë, më 9 gusht. Disa javë më pas ata u fotografuan duke marrë akullore dhe kafe të ftohtë ndërsa ishin në Santa Barbara. Një dëshmitar okular pohoi se kishte vënë re një “vibe” mes të dyve, “Mënyra se si ata po flisnin me njëri-tjetrin. … Mund ta ndjenit energjinë.”

Modelja ka qenë e martuar më parë me DJ nga Nju Jorku Matteo Milleri. DiCaprio, nga ana e tij, ishte për herë të fundit në një lidhje afatgjatë me aktoren Camila Morrone, por ata u ndanë në gusht 2022 pas katër vitesh së bashku.

Leo ka një reputacion prej kohësh që takohet vetëm me femra nën moshën 25 vjeç. Por burime pranë aktorit të Killers of the Flower Moon thonë se ai mund të ketë gjetur të duhurën , pasi  është shumë “i lidhur” me Vittoria dhe e quan atë “të dashurën e tij”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *