• |
ide | kryesore

Albin Kurti kushtëzon takimin me Ramën: Në Prishtinë, mbledhje të dy qeverive

Lajme, Të fundit



Kryeministri Albin Kurti kushëzoi takimin me kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Në një konferencë për shtyp, i pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me Ramën, Kurti tha se ka kërkuar që të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive që u anulua disa javë më parë.

Jam në kontakt të drejtpërdrejt me Ramën dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Di që ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe i kam kërkuar që meqenëse do të vijë të qëndrojë dy ditë dhe një natë në Prishtinë, të mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive që u anulua paparsyeshëm ndoëse ishte paraparë muaj më parë me 14 qershor në Gjakovë.

13 marrëveshje kanë ngelur në sirtar. Në mënyrë që të mos ngelen edhe më tutje, sepse nga këto përfitojnë qytetarët, unë i kam propozuar Ramës që meqenëse po vjen këtë javë le të mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive tona dhe të nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara dhe që janë në sirtar. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan lider politik, institucional si kryeministri i Kosovës që ka mbështetur Procesin e Berlinit.

Nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye, andaj unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera.”, tha Kurti.

 



23 Comments

  1. Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan ai.

    Kujtojmë që ashtu si Saliu, edhe Liri Berisha, është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.Kjo Damka me e madhe per salihun qe ngele ne Histori

    1. Albin Kurti është si kukull në duart e Ramës. Kjo është komplet e parashikuar nga Rama. Do bëjë spektakël nesër në Prishtinë.

  2. O Rame gjej akordin me Kurtin se po sillesh si balone e keptme. Leni teatrialitetet dhe ule bythen e puno per kombin e jo per porllet e tua

    1. Ne shqiptaret nuk ju lutemi kosovareve qe patjeter te kene marredhenie te mira me ne. Le te shkojne andej nga kane ardhur ne Serbi se ndoshta jene me mire me serbet.

  3. Gjithe keto kushtizime po i shkojn per dem te gjithe Shqiptareve te kosoves besoj qe situat te marri fund me patjeter

  4. me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.

    Por si është e vërteta?

    “Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.

    Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”

    Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”Bushat ti je ne dijeni qe Albini eshte i Sorosit,komente te shpellkareve te Albinit ne tirone me emra te bukur

  5. Sjellje brilante prej burri shteti i Kurtit dhe një mësim për palaço Ramën që të mos bëj udhëheqësin e “madh”ndërkombëtar!!!

  6. Ky Albini paska qen me loqe se Rama. Mir qe donte bashkim kombetar ky. Kam pas respekt te madh per kete, per ndershmerin dhe uljen ne maksimum te korrupsionit. Si administrator eshte ok, po si politikan po tregon dilentatizem te papar, sillet si nje kalama inacor. Shum rend, qeke diletant i rrezikshem. Izolove Kosoven dhe prej teje perfundoi me sanksione , po mesa duket kjo paska qen strategjia e ketij, te krijonte gjendje te tilla qe te mbante pushtetin po vari karin pasojave per shtetin. Cop loqe njeri komplet ky. Nuk qeke as nacionalist po je thejsht nje kolltukofag i rrezikshem qe po luan me fatet e kombit. Rama ka plot gabime, po keto te tuat po ja kalojn edhe Rames, te pakten per menaxhimin e politikave te jashtme, se per korrupsion me Ramen konurron vec Like floriri me Salen. Nuk behet shtet me aventurier amator si Kurti. Sa me par ta heqin shqiptaret e Kosoves aq me mir do jet per ta, po vazhdoi Kosova me kete, perfundon si Shqiperia enveriste.

  7. Al Bin Kurti eshte nje cope rrot kari si Salih Berisha Edi Rama duhet te takohet vetem me opoziten kosovare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *