• |
ide | kryesore

Njoftimi zyrtar i Brazilit: Ancelotti do të udhëheqë Selecao nga viti 2024

-Instant, Sport
Ancelotti



Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i kombëtares braziliane të futbollit duke filluar nga viti 2024. Këtë e ka konfirmuar presidenti i konfederatës braziliane të futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues. Lajmin e ka bërë të ditur CNN Brasil. Ancelotti është aktualisht trajner i Real Madrid dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024. Për këtë arsye ai do të marrë postin e trajnerit të Brazilit nga Kupa e Amerikës, që do të luhet në verën e vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri atëherë, kombëtarja do të drejtohet në mënyrë të përkohshme nga Fernando Diniz.

I HUAJI PARË NË 60 VJET

Ish-trajneri i Milan dhe Chelsea do të bëhet i huaji i parë që do të drejtojë Brazilin për gati gjashtëdhjetë vjet. Trajneri i fundit i huaj i Brazilit ishte argjentinasi Filpo Nunez. Ai drejtoi ekipin kombëtar te Selecao vetëm një ndeshje në 1965.

64-vjeçari Ancelotti fitoi dy herë Champions League në karrierën e tij si trajner, me Milan dhe Real Madrid. Ai gjithashtu fitoi kampionatin në Angli me Chelsea, në Gjermani me Bayern Munich dhe në Francë me Paris Saint-Germain. Pa llogaritur këtu Real dhe Milan (rekord i të gjitha kohërave).

Lexo më tej:Brazili i bën ‘presion’ teknikut Ancelotti edhe me lojtarët: çfarë elozhesh nga Neymar e Rodrygo

Brazili u drejtua në Kupën e Botës të vitit të kaluar nga Tite, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit të tyre në çerekfinale nga Kroacia. Që atëherë skuadra është drejtuar nga Ramon Menezes. Federata Braziliane e Futbollit, CBF, kishte njoftuar se Fernando Diniz do të jetë trajner i skuadrës për vitin e ardhshëm. 49-vjeçari do të marrë drejtimin për gjashtë ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026 këtë vit. Përfshirë këtu ndeshjet kundër Argjentinës dhe Uruguait. Brazili do të nisë kualifikimet në shtator në shtëpi ndaj Bolivisë dhe më pas jashtë vendit me Perunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *