• |
ide | kryesore

Brazili i bën ‘presion’ teknikut Ancelotti edhe me lojtarët: çfarë elozhesh nga Neymar e Rodrygo

-Instant, Sport
Rodrygo



Ditët e fundit është folur shumë për një marrëveshje të supozuar mes Federatës së Futbollit të Brazilit dhe teknikut Carlo Ancelotti. Italiani me sa duket do të bëhet drejtuesi i ri teknik i Seleçao nga viti 2024. Trajneri nga Reggiolo është i magjepsur nga kjo mundësi dhe i ka pranuar kontaktet me federatën braziliane. Ata që kanë dalë hapur janë disa lojtarë të rëndësishëm të skuadrës braziliane. Të fundit në rendin kronologjik ishin Neymar dhe Rodrygo.

Zërat e japin Carlo Ancelotti si përzgjedhësin e ardhshëm të Brazilit e duken gjithnjë e më bindës. Lojtarët e Seleçaos janë shumë entuziastë për këtë ide, veçanërisht ata që tashmë e njohin shumë mirë trajnerin emilian. Neymar Jr, sulmuesi i PSG dhe kolegu i tij Rodrygo, i stërvitur nga Don Carlo te Real, komentuan mundësinë për ta parë atë në pankinën e Brazilit.

Lexo më tej: Ancelotti do të largohet nga Real, në Brazil janë të sigurtë: “Shpejt do të lajmërohet kalimi te Seleçao”

FJALËT E NEYMAR E RODRYGO

“Do të kemi mundësinë të kemi një trajner të huaj”, tha Neymar mesa duket i sigurt për ardhjen e trajnerit të Real në pankinën e Seleçao. Më pas ai shtoi: “Ancelotti ka fituar gjithçka dhe jam i sigurt se do të na mësojë shumë”. Në të njëjtën gjatësi vale, Rodrygo, i cili me sa duket e njeh Ancelotti shumë më mirë se bashkëkombasi i tij: “Nuk mund të flas shumë sepse di pak. E di që është plani A i ekipit. Presidenti po mbështet tek ai dhe ne e duam atë. Për mua, për Vini, për Militão… ne e njohim atë dhe e dimë madhështinë e tij. Të kesh atë në kombëtare do të jetë shumë e rëndësishme. Por asgjë nuk është konfirmuar ende, le të shpresojmë që kur t’i skadojë kontrata, ai do të vijë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *