• |
ide | kryesore

OBSH: Në 2050 gjysma e botës do të jetë miope

Arkiva, Lapsi Leaks
gjysma



Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga kjo. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se deri në vitin 2050 kjo patologji do të jetë e prekur gjysma e popullsisë në mbarë botën.

Po pse rastet e miopisë janë në rritje. Rritja mund t’u atribuohet faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë predispozitën gjenetike dhe ndikimin e mjedisit përreth. Stili i jetesës së kohëve të fundit, si përdorimi i gjerë i pajisjeve elektronike dhe jeta në ambiente të mbyllura luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e këtij defekti të shikimit.

Fatmirësisht miopia mund të korrigjohet në shumicën e rasteve. Përveç lenteve dhe teknologjisë popullore me lazer, ekziston edhe një mundësi tjetër: lentet intraokulare. Lentet ICL të bëra nga një material i butë, i hollë dhe i palosshëm pozicionohen midis kristalit dhe bebëzës së syrit.

“Një operacion i shkurtër që zgjat vetëm disa minuta nën anestezi lokale është i mjaftueshëm për të implantuar ICL-të dhe për të rifituar menjëherë shikimin. Efekti është praktikisht i menjëhershëm”, shpjegon Sandro Soldati, okulist nga Verona e Italisë.

“Periudha e rikuperimit pas operacionit është shumë e shkurtër, duke i lejuar pacientët të kthehen shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme. ICL-të gjithashtu ofrojnë cilësi të shkëlqyer vizuale që mbetet e qëndrueshme me kalimin e kohës. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është materiali i lenteve, i cili minimizon rrezikun e inflamacionit. Ato janë veçanërisht i përshtatshëm për të rritur dhe të rinj që mund të përfitojnë plotësisht nga liria e një jete pa probleme shikimi”, vijon Soldati.

“Kam biseduar me njerëz që kanë hequr dorë nga aktivitetet sportive dhe sociale sepse nuk shihnin mirë”, – thotë mjeku, – “apo edhe me prindër që ndiheshin të papërshtatshëm sepse nuk mund ta dallonin fëmijën e tyre në plazh: të mund të ngriheshin në mëngjes dhe të shihnin në mënyrë perfekte pa syze. Kjo është një arritje lirie për të gjithë miopët”, – thotë doktori italian. /TgCom, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *