• |
ide | kryesore

Real Madrid zyrtarizon blerjen e Arda Güler: fantazisti turk transferohet në Bernabeu

-Instant, Sport
Güler



Arda Güler është zyrtarisht një lojtar i Real Madrid. Fantazisti 18 vjeçar ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare. I kushtuar 20 milionë plus 10 bonuse, mesfushori sulmues do të prezantohet në Valdebebas, qendra sportive e merengues, në orën 12:00 të datës 7 korrik. Blancos mundën konkurrencën e shumë klubeve evropiane, mes të cilëve Barcelona, Milan e Sevilla.

Personalitet absolut, një e majtë shumë delikate dhe shumë kreativitet. Këto janë cilësitë e adoleshentit Güler, që tani titullar në kombëtaren e Turqisë. Në ndeshjen e fundit kundër Uellsit, ai magjepsi Europën me një të majtë në kryqëzimin e shtyllave nga 25 metra. Turku ishte një nga objektivat kryesore të merkatos së Milan, që duhej t’i dorëzohet vullnetit të lojtarit, familjes së tij dhe kërkesave për komisione të konsideruara të tepërta.

Lexo më tej: Barcelona i rrëmben Milan talentin Guler: Deco mision në Turqi për të bindur Fenerbahce

Asgjë për të bërë edhe për Barcelonën, pavarësisht fjalëve të Johan Laporta se Deco ishte gati të mbyllte marrëveshjen. Ata që dolën fitues, siç ndodh shpesh për lojtarët e rinj më të mirë në botë, ishin Casa Blanca. Lojtari në modulin taktik të teknikut Ancelotti mund të zërë vendin në krahun e djathtë në 4-3-3, kur Rodrygo të vendoset si sulmues. Turku mund të jetë edhe rifinitor pas Vinicius dhe vetë Rodrygo në 4-3-1-2 kaq të dashur të trajneri nga Reggiolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *