• |
ide | kryesore

Serbi/ Një 14-vjeçar vret me pushkë gjuetie vëllain e tij më të vogël

Lajme, Planet



Në fshatin Međuluzhje afër Mlladenovcit në Serbi, dje rreth orës 13:00 ka ndodhur një tragjedi në familje, ku një 14-vjeçar ka vrarë me pushkë gjuetie vëllanë e tij më të vogël.

Djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë. Ata po luanin në oborr dhe më pas u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar. Vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie.

Ai vrapoi jashtë, i drejtoi pushkën vëllait të tij dhe e qëlloi. Pas njoftimit të policisë, minoreni u dërgua në paraburgim. Policia ndaloi edhe gjyshen e djemve me dyshimin se e mbante pushkën e gjuetisë pa leje.

Këto raste kanë filluar të ndodhin shumë shpesh në Serbi, pasi kohë me parë ndodhën dy vrasje masive nga të cilat mbetën të vdekur dhjetëra persona.



1 Comment

  1. Ky lajmi shume interesant. Nuk na mjfton shqiperia tani do marrim artikuj te perkthyer nga gazetat serbe..Perkthime kosovaresh qe nuk kan akoma ndare kerthizen nga Serbia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *