• |
ide | kryesore

Fiksohet takimi për Milinkovic: në tavolinë edhe Rovella e Pellegrini

-Instant, Sport
milinkovic



Kushton 40 milionë dhe për Juventus është shumë. Kontrata e tij skadon pas një viti dhe Lazio rrezikon ta humbasë me paramtër zero. Milinkovic-Savic mbetet në qendër të merkatos. Edhe sepse nuk është një mister që ai do të shkonte me kënaqësi në Torino. Drejtuesit e Juventus, edhe pse Rabiot ka rinovuar, do të donin ta shihnin nën urdhërat e Allegri, por pa bërë çmenduri. Kështu, sipas asaj që raporton sot Corriere dello sport, Juventus ka gati një super ofertë për Lazion për serbin. Në tavolinë janë kartonët e Luca Pellegrini, Rovella plus një sistemim ekonomik. Takimi mes dy stafeve drejtuese është planifikuar për të hënën.

Edhe Inter, përpara se të merrte Frattesin dhe të mbyllte historinë e mesfushës, kishte hetuar mesfushorin e Lazios, duke përdorur shkëmbimin teknik. Kjo mënyrë nuk e ngrohi presidentin Lotito. Dyshja Rovella-Pellegrini (dy që Sarri i pëlqen shumë) mund t’i zhbllokojë gjërat për Milinkovic.

Lexo më tej: “Më mirë e humb me zero”: Lotito vendos kushtet për Milinkovic, 30 milionë e asnjë lojtar për shkëmbim

Megjithatë, nuk përjashtohet që drejtuesit bardhekaltër, që nuk është mister, të preferojnë para. Lazio kërkon të shpenzojë si e sheh të arsyeshme për të pasuruar nivelin teknik të skuadrës që përfundoi në vendin e dytë. Në këtë pikë, bardhekaltrit mund të vendosin të marrin në konsideratë seriozisht ofertat që vijnë nga Arabia Saudite. Mbetet vetëm për të kuptuar nëse lojtari do të ishte i interesuar për një ndryshim kaq rrënjësor të jetës. Edhe pse nxitja ekonomike është sigurisht tërheqëse.

SHIFRAT E AKORDIT

Gjithësesi, eksperti i merkatos, Alfredo Pedullà ka shkruar më herët  për një marrëveshje të serbit me bardhezinjtë që në nëntor. Ky detaj i takon kohës përpara se Juventus të përfshihej nga hetimi Prisma. Il Messaggero pastaj ka zbuluar edhe shifrat e foli për një marrëveshje për pagën 6 milionë neto në sezon. Praktikisht dyfishi i asaj që merr serbi te Lazio. Menaxheri i lojtarit, Kezman, po i tërheq fijet, i fortë në këtë marrëveshje, për të ulur kërkesat e Lotito në 25 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *