• |
ide | kryesore

NATO publikon sondazhin, shqiptarët të “dashuruar” me aleancën

Arkiva, Lajme, Të fundit
NATO



NATO i parapriu samitit në Vilnius me publikimin e anketës së përvitshme në 31 vendet aleate ku mat pulsin e opinionit publik sa i takon mbështetjes për anëtarësimin në këtë aleancë, për shpenzimet dhe mbrojtjen kolektive.

Në tërësi mbështetja për NATO-n mbetet solide dhe fortë për rreth 32 mijë të anketuar nga 31 vendet e Aleancës. 65% e të anketuarve mendojnë se kombi i tyre duhet të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

Në krahasim me gjetjet e mëparshme, një pjesë dërrmuese e të anketuarve e konsiderojnë NATO-n të rëndësishme për sigurinë e ardhshme të kombit të tyre 73% do të votonin që vendi i tyre të mbetet anëtar i NATO-s në rast se zhvillohet referendum.

Sa i takon shqiptarëve ata renditen të parët në një klasifikim. 93% e shtetasve shqiptarë do të votonin që vendi i tyre të mbetej një anëtar i NATO-s nëse do të mbahej një referendum. Një vit më parë kjo shifër ishte 85%

70% mendojnë se Shqipëria duhet t’i shkoje në ndihme një vendi aleat të Aleancës nëse sulmohet nga armiku.

82% e 500 të anketuarve thanë po ndihen më të sigurt si rezultat i bashkëpunimit të vendeve anëtarë të NATO-s.

Të renditur të tretët në fund të listës, shqiptarët nuk janë aspak të shqetësuar nëse do nisë një luftë mes vendeve të NATO-s në të ardhmen. 88% % e shqiptarëve e cilësojnë si shumë të rëndësishme dhe disi të rëndësishme Aleancën sa i takon sigurisë kombëtare. 52% besojnë se vendi duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojten ndërsa 22% thonë se duhet të shpenzojmë në nivelet aktuale.

E renditur fundit në renditje shqiptarët mendojnë se vendi është i sigurt edhe pasi të përfundojë lufta në Ukrainë. Rreth dy të tretat e të anketuarve e konsiderojnë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në sigurinë e vendit të tyre ndërsa gjysma e të anketuarve e shohin Kinën si të pafavorshme.



11 Comments

    1. normal ishte kunder Berishes qe na futi ne nato.

      Rrofsh Doktor qe na fute ne Nato

      Edi rama te na haje mutin me gjithe vucicin

    1. Nje plak 70 vjeçar i rritur ne komunizem, dhe ka mesuar anglishten eshte per te vleresuar. Jo shume politikane te PS mund ta flasin anglishten aq mire, edhe sepse diplomat i kane fake

  1. Te dashuruar me NATOn……. hajt mo:) Te kishim me shume rend, shtet ligjor, pune, konkurence , liri ekonomike dhe me pak korrupsion e me pak kokaine, sdo ishte keq si vend anetar i Natos qe jemi. Do ishim te “dashurruar” akoma me shume me NATOn.

    Nato, eshte mekanizmi qe biznesi i armeve ne USA (industrial military complex) te mos beje pushim asnje minute dhe miliardat e dollareve vuuuuuu ne xhepat e elites, kongresmeneve e senatoreve. Tani gjithe keto arme qe prodhohen e shiten do i vije dita te perdoren diku, apo jo……
    Vetem se fundmi Pentagoni zbuloi se nuk i rakordonte bilanci ku i mungonin 7.2 BILION dollare armatime nga dergesat ne Ukraine. Ku te kene perfunduar valle 7.2 BILIONE dollare????????:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *