• |
ide | kryesore

Përkrahte ISIS-in në rrjete sociale, GJKKO dënon me burg 57-vjeçarin nga Kukësi

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj të El Salih Ibrahim Lekica. Ai u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Ibrahim El Salih, person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uronte që të shkatërrohet Izraeli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *