• |
ide | kryesore

Ekzekutoi mikun për paratë e drοgës në Greqi, zbulohet identiteti i 45-vjeçarit shqiptar

Lajme, Të fundit



Leonard Refik Kurti është 45-vjeçari nga Elbasani, i cili sot u paraqit para gjykatës Greqi për shkak se para disa ditësh ekzekutoi me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar, po ashtu nga Shqipëria. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

I shoqëruar nga dy agjentë të policisë greke, 45-vjeçari ishte veshur me antiplumb. Autori i dyshuar, person me precedent të mëparshëm penal, u vetëdorëzua dje në polici i shoqëruar nga avokati i tij. Ai ka pretenduar para hetuesve se ka qenë shok me viktimën dhe nuk kishte synim ta vriste, por tha se ka qenë i kërcënuar prej tij.

Shpëtim Bajrami është 51-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë para dy ditësh në Selanik të Greqisë. Sherri mes dy shqiptarëve dyshohet se ka ndodhur për mosmarrëveshje financiare.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.



1 Comment

  1. Shoke e miq, hane e pine me njeri tjetrin, here pas here edhe kercenojne njeri tjetrin. Njeri refik e tjetri bajram dhe si perfundim njeri nen dhe e tjetri ne burg! Hajde e kuptoje kete lloj DNA?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *