• |
ide | kryesore

Aksident në Sarandë/ Makina përplas 4-vjeçarin, kishte ardhur për pushime nga Gjermania

Lajme, Të fundit
Tiranë, Korçë



Një aksident është regjistruar në Sarandë ditën e sotme. Një mjet tip ‘Jeep’ ka përplasur një fëmijë të mitur, vetëm 4 vjeç, banues në Gjermani.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *