• |
ide | kryesore

Emri/ Qëlluan me armë zjarri pas konfliktit në Elbasan, në kërkim autorët

Lajme, Të fundit
Grabitet me armë 40 mijë euro një pikë transfertash parash në Tiranë, autori largohet me biçikletë



Një konflikt mes katër personash në Elbasan ka degraduar deri në përdorimin e armës, por pa pasoja. Siç njofton policia dy vëllezër janë konfliktuar me dy persona të tjerë dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Një 40-vjeçar ra në pranga për përkrahje të dy personave që janë shpallur në kërkim.

Në kërkim shtetasit Ambri Sinakoli dhe Erion Çapja, pasi dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për shkak të një konflikti të çastit, me dy shtetas të tjerë (vëllezër).

Është arrestuar shtetasi, Marvis Preçi, për përkrahje të autorit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policise: Elbasan

U konfliktuan me 2 shtetas (vëllezër), për motive të dobëta, dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit e implikuar në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *