• |
ide | kryesore

Tregtonin mallra kontrabandë nga Belgjika në Shqipëri, vihen në pranga dy persona

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



2 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë nga Belgjika në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim të shtetasit E. Ç., shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.

Si rezultat i operacionit ‘Fake delivery’ u bë arrestimi i shtetasve E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L. Ç., 45 vjeçe.

Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *