• |
ide | kryesore

Portanova firmos te Reggiana, qyteti në revoltë: tifozët nuk duan një të dënuar për dhunë seksuale

-Instant, Sport
Reggiana



Polemika të mëdha në Reggio Emilia për nënshkrimin me Manolo Portanova. Njoftimi zyrtar erdhi të martën. Mesfushori tashmë ka arritur në qendrën e grumbullimit të Reggiana në Toano, por telashet sapo kanë nisur. Objekt i diskutimit kanë qenë precedentët e ish-lojtarit të Juventus dhe Genoa, i dënuar me gjashtë vite në shkallë të parë për përdhunim në grup. Për këtë arsye dështoi transferimi i lojtarit të datëlindjes 2000 te Bari në janarin e kaluar. Për momentin, klubi që ka zgjedhur teknikun Alessandro Nesta për të përballur kampionatin e radhës në Serie B, ka preferuar të mos komentojë për këtë çështje.

Sipas asaj që mësohet nga qyteti emilian, një pjesë e tifozëve granata të Reggiana kanë kërkuar rimbursim të abonimeve sezonle. Por kjo nuk është e gjitha: edhe politikanët janë rreshtuar kundër nënshkrimit të Portanova. Në fund, edhe Bashkia ka thënë fjalën e saj: “Ne respektojmë prezumimin e pafajësisë, por i kuptojmë reagimet negative. Sepse në këtë qytet kultura e jodhunës është e fortë”.

Lexo më tej: U dënua 6 vjet burg, Manolo Portanova thyen heshtjen: “Dëgjoj e lexoj një histori që nuk e njoh”

Manolo Portanova u dënua më 6 dhjetor me 6 vjet burg nga gjykata e Sienës. Akuzat janë për dhunë seksuale në grup, në lidhje me abuzimin e vuajtur nga një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendrën historike natën mes 30 dhe 31 majit 2021. U dënuan me të njëjtën masë edhe xhaxhai i futbollistit të Genoa. Të dy kishin zgjedhur procedurën e shkurtuar. Gjykatësi gjithashtu e gjobiti Portanova me një pagesë të përkohshme prej 100,000 euro në favor të vajzës që ai abuzoi. 20,000 euro të tjera duhen paguar në favor të nënës së vajzës. Si dhe 10,000 euro të tjera në favor të shoqatës sieneze “Donna Chiama Donna” të konsideruar pjesë civile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *