• |
ide | kryesore

Tiranë/ Prostitucion në një qendër masazhi, arrestohet 24-vjeçarja

Lajme, Të fundit



Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit në Tiranë.

Një 36-vjeçar, me iniciale O.RR është shpallur në kërkim nga policia pasi kishte përshtatur një qendër masazhesh për prostitucion në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor ‘SPA’ u arrestua K.I 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 



3 Comments

  1. sa here nderrohet ministri ose drejtori i pergjithshem i policise gjithmone ka aksion patentash rrugore, dhe qendra masazhesh

    Policia ne krye te detyres

  2. hajde polici rilindase, hajde. Ne vend qe te arrestojne zyrtare per miliarda euro korrupsion
    qe ka shperthyer ne te gjitha anet, arreson vajza qe nuk i shkaktojne dem kurkujt por japin vetem
    kenaqesi. C’pune ka plicia se a e japin apo nuk e japin me leke “veglen’ e tyre intime?

  3. Dhe te gjitha keto femra jane te rretheve.Kur familjet mga Tirana nuk kane femije te tille.I shikoj ketu ne Amerike:Keto te rretheve cfar nuk bejne dhe jane shume te kamufluara,ndersa tiranaset jo kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *