• |
ide | kryesore

Kapen mbi 5 ton kokainë në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka sekuestruar ngarkesën më të madhe të kokainës së kapur në Itali, e gjetur në një anije peshkimi dhe ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve një shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se policia gjeti 5.3 ton “pluhur të bardhë” dhe arrestoi ekuipazhin e përbërë nga Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra , kapiten i peshkatarit, Kamel Thamlaoui, 54-vjeçar tunizian, banues në Tricase, Samian-8, Mejri, Yanis Malik Bargas, 19-vjeçari francez, Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç.

Mbi 5.3 ton kokainë të sekuestruar, që synonte të furnizonte të gjithë tregun kombëtar, do të kishte sjellë të ardhura mbi 850 milionë euro. Dhe një pjesë e kësaj ngarkese, spekulojnë hetuesit, ishte nisur drejt Palermos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *