• |
ide | kryesore

Video/ Vritet trajneri Jorge Alberto N gjatë një ndeshje në transmetim direkt: terror në Meksikë

-Instant, Sport, Video
Jorge Alberto N



Një tragjedi ka goditur futbollin meksikan në natën mes 20 e 21 korrikut. Gjatë një ndeshje amatore në Ciudad Obrégon, në shtetin e Sonora, njëri nga dy trajnerët mbeti i vrarë. Përgjegjës për vrasjen ‘live’ të Jorge Alberto N janë një grup personash të armatosur. Ata e qëlluan trajnerin gjatë kohës që drejtonte skuadrën në ndeshje e ndërsa ndeshje transmetohej live.

Lexo më tej: Video/ Meksikë, lojtari ndërpret intervistën për t’u përballur me trajnerin kundërshtar

Ngjarja ka ndodhur në një ambient sportiv në lagjen Cajeme. Në mes të ndeshjes, rreth orës 21:20 me orën lokale, trajneri 44-vjeçar Jorge Alberto N. u godit nga një breshëri plumbash. Vrasja u filmua në një video, teksa ndeshja transmetohej drejtpërdrejt në rrjetet sociale nga një prej dy skuadrave në fushë, Unioni Gamesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *