• |
ide | kryesore

Shpërthen zjarri në anijen tek porti i Durrësit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është një zjarr që shpërtheu ditën e djeshme në një peshkatore në proçes riparimi në portin detar të Durrësit.

Ka qenë një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në mjediset e brendëshme dhe në kuvertën e anijes.

Është dashur ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse për të neutralizuar zjarrin.

Rreziku i shpërthimit të anijes ishte i madh për shkak të presionit të gazrave të grumbulluar në mjediset e brendëshme por edhe për shkak të vapës së madhe.

Kur u mendua se zjarri ishte shuar ai shpërtheu sërish pas rreth 30 minutash.Sërish u rindërhy dhe zjarri u shua. Fatmirësisht nuk pati njerëz të dëmtuar.

Ngjarja në territorin e ish kantierit detar në portin detar të Durrësit.

Ende nuk ka një raport për shkakun e zjarrit por mendohet ndonjë shkëndijë elektrike nga saldatriçja që mund të ketë ndezur lëndën përzjerëse të bojës së vajit që siç e quajnë diluent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *