• |
ide | kryesore

Lukaku shigjeton me frazën e reperit DMX: “Normale të jesh i anashkaluar, prit akordin…”

-Instant, Sport
DMX



E ardhmja e Romelu Lukaku vazhdon të jetë enigma. E mesazhet e dërguara nga belgu sigurisht që nuk ndihmojnë për të zbërthyer skenën. Reagimi i fundit i tij ka ardhur direkt nga bio-ja e tij në Instagram, e sapo ndryshuar: “Respekti nuk pritet por jepet, sepse është real. Të jesh i lënë pas dore është normë, prit akordin…”. Fraza është marrë nga kënga How’s it Goin’ Down e reperit amerikan DMX. Por ajo mund të interpretohet lehtësisht në këndvështrimin e merkatos, siç janë të gjitha shigjetimet e dërguara në rrjetet sociale ditët e fundit.

Fillimisht referenca për urrejtjen dhe gënjeshtrat e thëna. Më pas ajo “mos i beso askujt” e fshirë menjëherë nga historitë. E tani citati sibilin i DMX, si për të lënë të kuptohet se diçka po zien në tenxhere dhe se pavarësisht kritikave të shumta të marra javët e fundit, së shpejti do të vijë koha e tij.

Lexo më tej: Romelu Lukaku e polemikat e ndezura nga postimi i tij: “Mos i beso askujt”

Sido që të jetë, situata mbetet mjaft e bllokuar. Chelsea dëshiron ta heqë qafe. Juventus është i interesuar, por fillimisht duhet të shesë dhe për momentin nuk ka negociata shumë të nxehta, as për Vlahovicin dhe as për Chiesa. Me Inter nuk duket se ka ndonjë mundësi për t’u korrigjuar situatë. Ndërsa Al Hilal mbetet në horizont: arabët kanë një ofertë maxi gati për të dhe Blues. Por Big Rom është i bindur se ai mund të luajë ende shanset e tij në futbollin evropian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *