• |
ide | kryesore

Bie nga shkallët e thyen hundën: e pëson keq ish-presidenti i Napolit, Ferlaino

-Instant, Sport
Ferlaino



Një episod fatkeq për ish-presidentin e Napolit, Corrado Ferlaino. 92-vjeçari u rrëzua nga shkallët dhe u shtrua në spitalin e kryeqytetit kampan. Njeriu që solli Diego Armando Maradonën nën Vezuv ka pësuar thyerjen e hundës dhe mori një goditje në ballë. Megjithatë, sipas asaj që bëjnë të ditur mjekët Ferlaino është vigjilent, është mirë dhe madje i lejoi vetes të bënte disa shaka.

Në orët e ardhshme është planifikuar një operacion për të sistemuar frakturën. Ndërkohë, Napoli i ka dërguar menjëherë urimet më të mira ish-presidentit Ferlaino në rrjetet sociale: “Urimet më të mira për një shërim të shpejtë! Forca President”.

Për mikrofonat e Fanpage, vetë Ferlaino rrëfeu dinamikën e aksidentit në shtëpi. “U rrëzova ndërsa isha në shtëpi, duke u penguar në një shkallë. Asgjë serioze, përfundova në tokë dhe përplasa hundën – shpjegoi ai -. Asgjë në veçanti, vetëm pak në kyçin e këmbës, gjë që më shkaktoi edhe rënien”.

Lexo më tej: Video/ Allegri me pushime, tallet keq nga një tifoz i Napolit: “Urime për titullin”

Corrado Ferlaino është një nga presidentët që kanë bërë historinë e futbollit të Napolit. Ai ishte në krye të shoqërisë për më shumë se 30 vjet, në të cilat skuadra u ngrit si pengesa e vetme kundër superfuqisë së Veriut. Kulmoi presidencën e tij epoka Maradona, me dy tituj të fituar, një Kupë Italie, një Kupë UEFA e një Superkupë Italiane, fituar 5-1 ndaj Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *