• |
ide | kryesore

Tre vjet më parë mundi kancerin, tani u rrëzua në fushë: Linda Caicedo drithëron Botërorin e femrave

-Instant, Sport
Linda



Linda Caicedo, ylli i kombëtares së Kolumbisë për femra, i bëri të gjithë të mbanin frymën. Në fakt, ishin momente frike ato që vajza kaloi në Sydney, në fushën ku kombëtarja po stërvitej përpara ndeshjes së së dielës në Kupën e Botës kundër Gjermanisë. 18-vjeçarja ndërpreu stërvitjen, pasi u ndje keq. Lojtarja e re e Real Madrid u ul përtokë në pritje të ndihmës e cila mbërriti menjëherë. Më pas ajo ka shpjeguar se ndaloi dhe më pas u ul në tokë, pasi ndjeu dhimbje të forta në gjoks. Tani, sipas shtypit në vendin e saj, ajo është rikuperuar dhe prania e saj në fushë kundër gjermaneve nuk duhet të vihet në dyshim.

Linda Caicedo shënoi gol në suksesin 2-0 ndaj Koresë së Jugut në ditën e parë të Kupës së Botës. Një vit më parë 18 vjeçarja udhëhoqi kombëtaren e saj në finalen e Botërorit nën 17 vjeç. Ndërsa tani, në Botërorin e të rriturave, ajo është gati për të marrë një rol protagonisti me “Cafeteras”.

Lexo më tej: Në fillim të shtëna me armë tani, zjarrvënie e qëllimshme: trazira në Botërorin e femrave në Zelandën e Re

Nuk ka patur një rrugë të lehtë Linda Caicedo. Tre vjet më parë, në moshën 15 vjeçare, ajo luftoi me kancerin e vezoreve, duke u shëruar plotësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *