• |
ide | kryesore

Drama e rrëfyer nga Dele Alli, trondit Dier që shpërthen në lot: “I zemëruar që nuk bëra më shumë”

-Instant, Sport
Dier



Historia tronditëse e Dele Alli disa javë më parë, në të cilën ai tregoi problemet e tij aktuale, fëmijërinë e vështirë dhe depresionin që po ndikon në karrierën e tij, tronditi shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës dhe kombëtares. Talenti anglez nuk po arrin dot të gjejë një rrugëdalje. E miku i tij, futbollisti Eric Dier është tronditur shumë nga kjo situatë.

Një rrëfim që i ka tronditur të gjithë, ai i bërë nga Dele Alli. Ish-mesfushori i Tottenham është futur në një tunel, nga i cili nuk mund të dalë më. Eric Dier nuk arriti t’i përmbajë dot lotët pasi pa atë intervistë dhe tha për The Sun: “Ndjesia ime është zemërimi që nuk kam bërë më shumë. Kishte disa gjëra për të cilat isha në dijeni. Kohë më parë shkova me Dele Alli në Milton Keynes. Ai më tregoi se ku ishte rritur dhe më shpjegoi gjithçka. Isha në dijeni të kornizës së fotos, por jo të imazhit”.

Lexo më tej: Dele Alli shock: “Kam pësuar abuzime kur isha 6 vjeç e kur isha 8 shpërndaja drogë”

E megjithatë, Eric Dier ka shpresë për Dele Alli: “Ai është një mik i madh edhe për mua. Ai duhet të jetë sërish protagonist në fushë, këtë e duam të gjithë. Ai është i ri dhe gjithçka varet nga ai, fati i tij është vërtet në duart e tij”. Me sa duket, Dele Alli do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e shumë lojtarëve që janë edhe miqtë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *