• |
ide | kryesore

A është Hailey Bieber në pritje të ëmbël

Paparazzi, Slider
Hailey Bieber



Fansat kanë rindezur spekulimet se Justin Bieber dhe Hailey Bieber mund të jetë në pritje të një fëmije.

Modelja 26-vjeçare është fotografuar duke prekur barkun e saj, një gjest i pothuajse çdo vajze në pritje të ëmbël, duke bërë që shumë njerëz të mendojnë se ajo mund të ketë qenë duke sinjalizuar se një bebe mund të jetë rrugës.

Po ashtu, Hailey teksa ishte duke bërë pazar me shoqen e saj modelen Lori Harvey, u fotografua me një dorë në bark teksa një karrocë për fëmijë ndodhej pranë saj në trotuar.

Kjo nuk ishte e vetmja e dhënë e fansave që mendojnë se Hailey po qëndron larg syrit publik prej një shtatzëni të mundshme.

Në daljen e fundit në Kaliforni, një nga shoqet e Hailey-t u dëgjua duke bërtitur “E di që je shtatzënë”, teksa Hailey thjesht buzëqeshi. Ajo gjithashtu postoi së fundmi një selfie që dukej se i tregonin buzët e saj duken më të fryra se zakonisht, duke i nxitur fansat të spekulonin se kjo ka ndodhur për shkak të shtatzënisë.

Ndër vite Hailey është përfolur shpesh për shtatzëni, por asnjëra nuk ka rezultuar e vërtetë. Gjithsesi fansat janë në pritje të ëmbël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *