• |
ide | kryesore

Berisha: Rama dhe Veliaj fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka denoncuar sërish aferën për Inceneratorin e Tiranës.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, si përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorëve.

Sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor.
Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit.
Në këtë kuadër, ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës.
Por PD përsërit gjithashtu se sikundërse djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit.
Vonesat në hetim i kanë kushtuar qytetarëve mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e shekullit.
Për PD-në, vonesa e kësaj sekuestroje përbën në vetvete një vepër të rëndë penale.
Së pari, sepse vetëm pak muaj më parë kreu i SPAK deklaroi se nuk vendosim sekuestro se nuk dimë pronarët dhe ata do na hedhin në arbitrazh. Me këtë pohim ai pohoi se ekzekutivi po fsheh pronarët e kompanive për të vazhduar të qetë vjedhjen e miliona eurove. Ata e bënë këtë fshehje, këtë vepër penale jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, sepse pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj dhe të tjerë.

Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli, por kjo nuk ndodh sepse prokuroria është e tyre. Prokurori e di se shteti është i detyruar t’i dalë zot para ligjit kontratës që ka firmosur, dhe kur ajo nuk i del zot, fsheh një krim apo kryen një krim.
Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm sepse ajo ishte pronë e tyre.



18 Comments

  1. “Është i çuditshëm fakti sesi Sali Berisha kur përmendet për aferat e familjes së tij, e lidh SPAK-un me PS-në,. Ndërsa kur i duhet për të prodhuar akuza të reja, e sheh si institucion mbi Edi Ramën.Si Qen rrugesh do ngordhesh o salih,nuk ka pushime me per ty o maloku me kriminel i veriut

  2. Qenka lëshuar Ed-droga dhe Lal-plehu duke komentuar me emrat që do kishin pasur qef ti kishin 🤣
    Keni që më 97 që thoni do futet në burg, por sa herë thoni këtë, aq herë bien në burg këta të ridhjerjes…
    Të fala qeveriut që po krijohet në burg me ridhjerësa

  3. Doli plaku i çmendur te flasi ne emer te Partise Demokratike, parti e nongrades, parti e vules
    Mos dil me ne TV se na i trembe femijet

  4. Ish-kryeministri Sali Berisha vijon shqetësimin për Arben Ahmetaj duke thënë sërish se ai ka marrë kërcënime për jetën. Por ku bazohet Berisha këto deklarata? Si gjithmonë Berisha deklaratat e tij ia vesh ‘qytetarit dixhital’, që në fakt shumë raste të tilla ish-kryeministrit i kanë rezultuar gënjeshtra.Vete punonjesit e lapsit shkruajne kunder salihut,por nuk e ha njeri o lapsexhinj

  5. Për të gjithë patronazhistët që janë tërbuar dhe janë hedhur në sulm!!!Sali Berisha është burrë shteti dhe nuk është marrë dhe nuk merret me pislliqe si kumandari juaj Rama.Dhe të gjithë ato që deklaron janë të vërteta.Jeni e keqja më e madhe që ky vend se ka pasur as në ish diktaturën Enveriste. Atëhere dihej sjellja por kur ti në demokraci bën gjëra më të keqia që është grabitja e pasurisë kombëtare Enveri se bënte.Dajeni mendjen se të gjithë në burg do përfundojnë dhe për Berishën ka që në 97 që do futet në burg dhe ja ku është drejtues i PD reale e vjedhur nga Rama dhe shteti i tij monist.

  6. Ketu Berisha ka shume te drejte por te lutem O Lexhende na trego pak edhe kush ishin pronaret e vertete te GERDECIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *