• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Policët e Shkodrës ndihmuan për vrasjet me pagesë

Arkiva, Kryesore, Lajme
vrasjet me pagese



Përgjimet që autoritetet franceze nxorrën nga aplikacioni SKY zbulojnë jo vetëm si funksionon porosia e vrasjeve me pagesë, por edhe se shefat e policisë në Shkodër i shërbenin rregullisht bandave kriminale.

Në bisedat mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ka porositur disa vrasje për të ekzekutuar hasmit Ibrahim Licin, Genc Tafilin, Dorian Dulin dhe Kleant Musabelliun del se ishin angazhuar edhe shefa të policisë që përdornin edhe mjetet e shtetit për të përgjuar personat e vënë në shënjestër.

Lexo edhe: Zëri i Amerikës: Arrestohet Pëllumb Gjoka, i dhanë statusin “investitor strategjik”

Lexo edhe: Gruaja e viktimës në Shkodër kundër versionit të policisë: Autori nuk është Ibrahim Lici

Pëllumb Gjoka është i njohur për influencën e tij në Shkodër, për lidhjet e forta me qeverinë socialiste dhe si përfitues i statusit si “investitor strategjik” për biznesin e tij. Tani, del se kontrollon një pjesë të mirë të drejtuesve të policisë së Shkodrës.

Ndarja e policëve mes bandave

Në një bisedë të transkriptuar mes Behar Bajroviqit dhe Pëllumb Gjokës, që ndodhet në dosjen e SPAK, ata të dy flasin për ndarjen e komisariatit, në shefa që punojnë për ta dhe në shefa që punojnë për palën tjetër.

“Në orën 22:39 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin 7142D9, i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka. Diskutojnë në lidhje me një person me emrin “Luli” që ka shkuar për të vizitur Beharin pasi ka dalë nga burgu. Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.

Pëllumbi shprehet që, ato kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dine dhe ti mos i thuaj.

Më datë 09.07.2020, ora 23:07 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesit 7142D9 i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka, Behari i shkruan duke i thënë që, ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për “Braçen” (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim sepse më tha dikush që është në kërkim.”

Një ndarje e tillë e policëve mes bandave është përfolur përherë, por këto përgjime janë provat e para që tregojnë nivelin e kriminalizimit në radhët e policisë shqiptare.

Urdhri për të mos hetuar vrasjen e Gjin Boriçit

Shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj ka qenë një nga personat e rekrutuar nga Pëllumb Gjoka. Pas vrasjes së Gjin Boriçit në 9 Gusht 2020, Gjoka e urdhëron shefin e krimeve të mos merret me zbulimin e vrasjes, ndërsa i kërkon informacion për një nga shënjestrat e tij, Dorian Dulin.

“Në orën 14.49 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardit Hasanbegaj.

Pëllumbi e pyet se, cfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj).

Ardriti i përgjigjet që, nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumbi e pyt që, si duket si dorë?

Ardriti i përgjigjet që, ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi por besoj do të nxjerrim dicka.

Pellumbi i thotë që, lëreni në kollaren e vet.

Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, ky e njihte DD sepse vëllai i ktij ka takuar Dor Dulin.

Pëllumbi i shprehet që, këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek.

Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj”

Përgjimet e Licëve për Pëllumb Gjokën

Konfirmohet nga bisedat se ish-shefi i Krimeve të Shkodrës, Ardit Hasanbegaj u përdor edhe për kërkimet e bandës për Ibrahim Licin që ishte shënjestra kryesore në Shkodër. Madje familja Lici u vu në përgjim për komunikimin me Ibrahim Licin dhe informacionet e policisë kalonin direkt tek banda kundërshtare që kërkonte vrasjen e tij. Pasi biznesmeni Pëlumb Gjoka gjen numrin e celularit të Ibrahim Licit, ia kalon këtë shefit të krimeve që e vë në përgjim dhe i raporton:

“Atij nuk i ka dalë asnjëherë në valë antenna, vetë aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart (operatori i përgjimit), i njeh si shtëpi, ua njeh zërat.

Arditi në vazhdimësi i tregon Pëllumbit që “Dori ka qenë në Tiranë dje, më tha ai shoku, ka takuar një zyrtar. Jo në “pol”, por nuk e ka thënë si emër, një zyrtar se i ka kërkuar takim, më tha shoku. Pëllumbi shprehet që “do ketë takuar ndonjë nga lsi”.

Kërcënimi për nëndrejtorin e policisë

Një tjetër moment në dosjen e përgjimeve është ai kur Pëllumb Gjoka dërgon Behar Bajrin t’i kërkojë llogari nëndrejtorit të policisë. “Faji” i nëndrejtorit është se ka nisur grupe vëzhgimi në zonë dhe se ka lënë furgonat e policisë në krye të rrugës ku banon familja Lici.

“Shaja fort, sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thellë me Bardhokun. Pyete kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës së Licve” shkruan Pëllumb Gjoka duke i nisur një paralajmërim të fortë nëndrejtorit të policisë.

“Edhe diçka tjetër, thuaji kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët, është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek, me një që të çon letrat me më fut në burg”.

Behari i shkruan “po vëlla do ja them të gjitha”.

Për operacionin “Metamorfoza” u shpallën 15 vetë në kërkim, por vetëm 6 prej tyre u arestuan nga policia dhe 9 të tjerë arritën të arratisen. Mes tyre është arrestuar edhe Oltion Bistri ish shef i operacionales, ndërsa është shpallur në kërkim Ardit Hasanbegaj, për akuzat se i shërbyen bandave kriminale.

Kush janë personat e arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza:

1. Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Më herët ka mbajtur postin e Shefit të Operacionales një post që e mori në shkurt të vitit 2022. Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

3. Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

4. Ardit Hasanbenga- Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

5. Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë. Disa vite me pare u shpall investitor strategjik nga qeveria.

6. Edmond Preka, ish polic, shofer i biznesmenit Pellumb Gjoka



27 Comments

  1. Ridhjerje 2013 2023,
    Policia qe duam!

    Ec aty ed rama ke bo shtet or shtet qe se ka pa historia!

    Skenderbeu dhe ismaili te hanë mutin!

  2. Berisha nuk bën asgjë pa qëllim. Kush ka ndjekur trajektoren 33 vjeçare politike të Berishës e di fort mirë se ai në krye të herës dhe kur flet nuk të sheh në sy. Sheh diku tjetër dhe larg qoftë kur e ka syrin e majtë si të ngrirë, ka shumë ligësi në trupin e tij, ligësi që shpërshfaqet në forma të ndryshme, por në shumicën e rasteve ka shpërthyer në lumenj gjaku.Policet e salihut qe nuk i hoqi rama

  3. Sa bytheqire jane keta mavite.
    Rama shkaterroi structures e kunderzbulimit duke vendosur ne krye nje te deshtuar ne Kosove.
    Apo jo more Baton kurva

  4. Ku qendron problemi ketu? Se mos jane vetem ata te Shkodres. I harruat ata te Vlores qe ngarkonin mallin? 90% e policise eshte ne sherbim te krimit. Tek e fundit s’jane te vetmit, edhe qeveria krimit i sherben

  5. priten të hapen nga SPAK dosjet e “Gërdecit”, “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”Ta kane shkerdhyer salihun o ceceni malok i ores 20:36 cfare do besh neser o loqja e majte e salihut,tani qe ta shkerdhyer babin biologjik,shko pallohu me shpellkaret tani

  6. Ai nuk eshte me Edi Rama por Edi Drama…
    u mbush vendi me salinj ,ilira ,lulusha ,velusha dhe edusha …..e shkaterruat ate vend mor ju qifsha root ku ti keni ….

    1. Edhe Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet?Dhe antari i partise komuniste dhe partise neokomuniste pd eshte i zhgenjyer nga foltorja e salihut,braktisja e pseudo intelektualeve vazhdon me ritme te larta tek foltorja e salihut

  7. Këtu osht bo mu.i kala nga Rama dhe sekti i tij rilindja këta me histori mashtrimi për Berishën.Berisha e PD do vijë në pushtet por gjeni vrimë ku të futeni.Ai është malsor i fortë dhe e ka jetën e gjatë.

  8. Makthi i Berishës buron nga perceptimi që ai ka për veten e tij sikur të kishte pushtetin e Artur Metanit. Natyrisht do t’i thërriste prokurorët e gjykatësit, do t’i vinte në rresht siç i vuri për Gërdecin dhe 21 Janarin, dhe do t’i detyronte të mos shikonin çfarë kishte ndodhur dhe çfarë kishte bërë ai dhe djali i tij, që brenda dy viteve bënë një varrezë private me të vrarë në Shqipëri. Plot 30 vetë.Me trute qe te kafut salihu ai nuk do vdes kurre o loqja e majte e salihut qe ti dashuron

  9. PARODI

    JAM SALI BERISHA UNE O BUDALLENJ!

    Të dashur militantë dhe demokratë,
    jemi mbledhur bashkë të kuvendojmë,
    le të nxjerrim fajtorin për humbjen,
    rezultatin e zgjedhjeve të diskutojmë.

    Tashmë është e qartë gjithshka,
    zgjedhjet na i vodhi narkoshteti,
    që përçau opozitën dhe bleu vota,
    vetëm që Rama të ishte si mbreti.

    Mobilizuan tërë administratën,
    kërcënuan me heqje nga puna,
    bandat bënin presion për vota,
    dhe sigurisht fajin s’e pata una.

    Votat vërtet s’i mbrojtëm dot,
    rilindja tashmë është sofistikuar,
    dinë sa vota do marrin që në fillim,
    çdo gjë me laps e kanë kalkuluar!

    Kështu s’më ngelet gjë tjetër,
    s’kam pse jap dorëheqjen si kryetar,
    nuk kam pse votëbesohem kot,
    jam Sali Berisha unë o të marrë!

    Disa thonë që foltorja s’është parti,
    por një formacion në informalitet,
    edhe po dhashë dorëheqjen unë,
    nuk ndryshon asgjë në realitet.

    Kjo për shkak të Lul-bravë mavrisë,
    që më morri peng siglën dhe vulën,
    bashkëpunoi me rilindjen e krimit,
    dhe me tradhëti keq na e ngulën.

    Në PS nuk zhvillohen më zgjedhje,
    Rama është bërë si shoku EDver,
    e pse të dorëhiqem unë se humb,
    kur mund të jem kryetar përherë!

    Mjafton të mos pranoj humbjen,
    sikur zgjedhjet i vodhën e I blenë,
    ky popull e ha sapunin për djath,
    i mjafton një furrë buke dhe halenë.

    Ne i kemi siguruar familjet tona,
    kemi vila, makina dhe para plot,
    e dredhim politikën si të duam,
    me sofizma e alibira kot më kot.

    Strategjia e radhës janë protestat,
    do fillojmë ja sa të vijë shtatori,
    ishalla plas ndonjë skandal tjetër,
    e kështu i shtyjmë nga dhjetori.

    Në dhjetor me siguri do plasë,
    skandali i radhës si përherë,
    e kështu protestat do harrohen,
    kismet kur të bëhen tjetër herë!

    Protestat duan njerëz dhe para,
    kur s’ke frymë e liderë me dinjitet,
    çfarë t’i themi popullit në shesh,
    që Berisha po rikthehet të bëhet mbret?!

    President e kryeministër kam qënë,
    kryetar historik partie derisa të vdes,
    e pse mos të bëhem edhe unë mbret,
    mjafton të mos dorëhiqem e të pres!

    Le të presim të gjithë sëbashku,
    derisa dita ime të vijë vërtet,
    qarkullimi elitave është utopi,
    jemi bijtë e Enverit o budalla milet!

      1. Ti bole paemër dhe injorant, sufllaqexhi i Saliut, të paktën jep ndonjë argument pse nuk ka faj Saliu. Tha para zgjedhjeve që do mbronte votën, dhe hiç. Tha që nëse humbte do të votëbesohej dhe tani thotë që s’ka nevojë se ia kanë vjedhur zgjedhjet. Pra e njëjta histori 30 vite demokraturë. Ia paska vjedhur Saliut zgjedhjet që në 14 maj dhe jemi në gusht, s’po shohim popull në shesh në protesta. Ku janë? Paska blerë Rama një popull të tërë? Apo populli s’ka më besim te Saliu se është i konsumuar si politikan, i sprovuar, si president që lejoi firmat piramidale, dhe si kryeministër që lejoi piramidat universitare, lejoi gërdecin, dhe vrau 4 veta në bulevard në 21 janar?! Çfarë prisni më nga Saliu më ju? Të bëhet mbret apo diktator si Rama e të vazjdojë me piramida? Horizonti i tij fillin dhe mbaron te piramidat dhe pushteti familjar. Ai e ka mbaruar ciklin e tij. Atë e ndjekin nga pas ca dumbabista që ai i mban me para dhe poste, apo ish funksionarë të kohës 2005-2013 që kanë përfituar atëherë e janë pasuruar, apo edhe sufllaqexhinj servila që s’dinë të bëjnë asgjë përvese të shajnë nëpër forume si qenër kush i shan babë Saliun. Berisha përfundimisht ka mbaruar, dhe nuk i plas as për partinë e as për Shqipërinë, ai e do partinë dhe karriken e kryetarit apo pushtetin që të mbrohet nga drejtësia. Kaq. Vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë. Kurse dumbabistat bëjnë silur nuk e kuptojnë. 30 vite demokraturë të njëtat fytyra politike, të njëjtët hajdutë. Dhe themi pse s’ka punë, pse ka shpopullim! S’ka qarkullim elitash. S’ka meritokraci. Pasuria grumbullohet në një grusht njerëzish dhe shpërndajnë pastaj të mirat publike, postet dhe favoret sipas qejfit dhe interesit të tyre. Dhe nuk paska faj Saliu që ka bërë të njëtën gjë si Rama në drejtim?! Kur ishte në pushtet Saliu (edhe Meta) i mbushi ministritë dhe administatën me militantë, ryshfetxhinj, e me nepotizëm . Dumbabista leshi!

        1. Se je kar ti sta ka faijin njeri

          Ka 10 vjet në opozite, ska as buxhet as vulë as firmë, perveçse tek lili nuk qullos në asnjë vend

          Pallë kari

          1. O ti copë bythe e pa emër me bole në tru, ç’lidhje ka që Saliu është 10 vite në opozitë? Iku nga pushteti me 1 milion shuplaka, pasi kishte kthyer pushtetin në familjar, e kishte vjedhur sa deshi. Për çfarë duhet prapë Saliu në pushtet, apo kryetar partie? Që t’i japë bukë sufllaqexhinjve online sharësa ordiner si ty i paemër? 32 vite vetëm Saliun keni? S’ka figura të tjera të ndershme në PD? Apo dumbabistat duan Saliun deri sa të ketë jetë?! Qesharakë! Prandaj nuk bëhet Shqipëria, se si PS, si PD dhe Ish-LSI , (tani PL) janë 3 banda që duan pushtetin vetëm për të pasuruar familjet e tyre, dhe u japin edhe nga një copë buke apo vend pune ca militantëve apo zagarëve të tyre. Kaq. S’ka problem, ju foltoristat vazhdoni me këtë pasion për të mbrojtur babë Saliun se në zgjedhjet e tjera do dilni gropë fare, e praktikisht pa punë do jeni e mut do hani. Do emigroni ose do i lëpheni prapë Saliut t’ju hedhë ndonjë kockë. Për sa kohë Berisha hap thesin e parave që ka vjedhur kur ishte në pushtet, do e lëpini edhe ju nga një kockë. Kështu që vazhdoni lehni se kështu do rrini përherë, pa parti, pa pushtet, pa punë e pa para. Parti Enver ju rroftë Saliu kurdoherë. O zagarë të Saliut!

  10. Saliun nuk e ka njeri patologji, por është bërë si kufomë politike e pakallur. Akoma vërdalliset në politikë pa sens e pa llogjikë. Në SHBA e kanë nxjerrë NonGrata e ai vazhdon i drejtohet SHBA-së me deklarata a thua se e pjerdh kush atje! Merret me qytetarin dixhital, ndërkohë që e kanë tallur kushedi sa herë atje me lajme të gënjeshtra që Saliu pastaj ua servir shqiptarëve si të vërteta. Berisha ka mbaruar. E nxorrën NonGrata, i morrën partinë, i morrën zgjedhjet, i morrën bashkitë. E lanë si vulëhumbur në pleqëri! Ai ashtu e meriton të sorrollatet se ka gjynaje për të larë me këtë popull! Kështu i ka sorrollatur popullin gjatë sundimit të tij të mëparshëm, ku punët ishin vetëm për militantët, analfabetët e partisë, rryshfetxhinjtë dhe kurvat. Shëndetësia ishte për ibret dhe e korruptuar. Gjithmonë e më keq do dali Saliu. Do shifni edhe në zgjedhjet e 2025!
    Një opozitë që nuk ka vjedhur kur ishte më parë në pushtet, nuk do vazhdonte dot kështu si Saliu! Se ose do ishin ngritur në protesta të fuqishme të pandalshme për të përmbysur regjimin, ose do kishin ikur nga politika, do iu kishin hapur rrugën intelektualëve dhe lidetëve të rinj e të zotë. Vetëm politikanë që kanë vjedhur shumë nuk shkëputen dot nga karrikja e kryetarit apo poste të tjera se duhet të mbrojnë ato para që kanë vjedhur ndër vite. Sigurisht këta lloj politikanësh kanë bandën e tyre politike dhe zagarët e tyre online! Por nuk i pjerdh më njeri! Prandaj Saliu s’duhet të vijë më në pushtet, dhe nuk do vijë. Ai thjesht po tenton ta shtyjë sa të mundet me gënjeshtra që mbrohet nga drejtësia, e për këtë teatër miserabël politik të dalë mode, po paguan sa qimet e kokës. Po t’ja heqë drejtësia paratë Saliut, i ikin edhe dumbabistat dhe zagarët që e mbrojnë kot së koti!

    1. Patologji e qarte 2 postime plot mller për një njeri qe ska vulë e firmë për10 vjjet ama rama e ka frike më shumë se hijen e vet.

      Jeni qe jeni pini ilaçet se po rendohemi me frikën nga një malsor 78 vjeçar.

      Berisha ka nië objektiv të shpetojë shqipërinë nga nje palaçio cirku si rama. ska ambicje për pushtet se i ka të gjitha. Po ju ka hyrë data nga doktori dhe ju del në gjumë, pini ilsçet se po rëndoheni, do ju vijë ngordhja më shpejt

      Të fala ju bën investitori strategjik vrases , miku i ngushtë i ramës

      Ilaçet shpejt!!

  11. As Sali Berisha me “Foltoren”, as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e kështu me radhë.

    Mediat e tyre jo e jo.

    Heshtje totale, për një ndërtim që po kruhet në qendër të qytetit, duke i zënë vendin një parku.

    Tani lind pyetje pse nuk ka reaguar Sali Berisha dhe kush ia ka kyçur gojën, duke qenë se ai nuk lë njeri pa marrë në gojë dhe reagon edhe për çështjet më banale të mundshme.

  12. Deputetët e zëshëm të PD të rreshtuar në anën e Rithemelimit, kanë marrë urdhër të mos ndjehen. Në telefonat e tyre janë shpërndarë mesazhe të tipit: “Lere se është i joni”. Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar. Biznesmeni që po ndërton është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave përreth. Leonard Quku ish gazetar prane familjes se salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *