• |
ide | kryesore

Bella Hadid flet për sëmundjen e saj

Paparazzi, Slider



Bella Hadid ka ndarë së fundmi detaje rreth betejës së saj shumëvjeçare me sëmundjen Lyme.

Të dielën, modelja hyri në Instagram  për të ndarë disa njohuri mbi sëmundjen. Krahas një mesazhi të gjatë ishin fotografitë e Hadid në dhomat e spitalit, raporte mjekësore dhe në shtëpi duke marrë trajtim.

“Bella e vogël do të ishte aq krenare që  nuk hoqa dorë nga vetja .Falënderoj mamin që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, më qëndroi pranë, nuk më la kurrë , më mbronte, mbështeste, por mbi të gjitha duke më besuar gjatë gjithë kësaj”, ka shkruar Hadid. “Të jetosh në këtë gjendje, duke u përkeqësuar , ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin, krenarë, më kishte dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj. Të jem aq e trishtuar dhe esëmurë me bekimet/privilegji/mundësia/dashuria  rreth meje ishte ndoshta gjëja më konfuze ndonjëherë.”

Modelja, e cila u diagnostikua në 2012 – vazhdoi me një mesazh për fansat e saj duke i siguruar ata se ajo është mirë. “Një gjë që dua t’ju shpreh të gjithëve është se 1: Unë jam mirë dhe ju nuk keni pse të shqetësoheni dhe 2: Unë nuk do të ndryshoja asgjë për botën. Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto, për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju,  do t’i bëja të gjitha përsëri. Më bëri kjo që jam sot”, shtoi ajo.

Mesazhi i Hadidit përfundoi me një falënderim të veçantë për fansat e saj, dhe ekipin e saj që ka punuar me të, ndërkohë që ajo ka marrë një mungesë të gjatë nga modelingu. Bella premtoi se do të kthehej kur të jetë gati./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *