• |
ide | kryesore

Tërmet 5.2 ballësh në Turqi, 23 persona të lënduar

Lajme, Planet
Elbasan tërmeti



Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pasojë e një tërmeti 5.2 ballësh të shkallës Rihter.

Për këtë tërmet raportohet rreth gjashtë muaj pas dy tërmeteve të mëdha shkatërruese në këtë rajon. Qendra për vëzhgim të tërmeteve, Kandili, ka raportuar se tërmet ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë të enjten në mbrëmje se plagët janë shkaktuar për shkak të kërcimit të banorëve nga katet e larta.

Sipas Radio Evropa e Lirë epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja. Kjo provincë është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit. Si pasojë e dridhjeve të mëdha në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë, nga tërmeti i kaluar është raportuar të kenë vdekur më shumë se 50.000 njerëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *