• |
ide | kryesore

Ramiz Muçollari u vra nga efektivët e RENEA-s/ Berisha: Avokati i Popullit të nisë hetimin

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish kryeministri Sali Berisha, ka dënuar me ashpërsi, vrasjen nga forcat RENEA në fshatin Qesarakë të Maliqit, të një personi me probleme të shëndetit mendor, i cili kërcënonte me armë nga brenda shtëpisë së tij, pasi kishte plagosur të shoqen dhe të birin.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha hedh akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili sipas tij “nxit vrasjet nga policia”. Berisha e cilëson si cinike dhe kriminale përgëzimin që Balla u bëri efektivëve të policisë, ndaj edhe kërkon ndërhyrjen nga Avokati i Shtetit.

Reagimi i Berishës:
Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia.
Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!
Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij. Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës etj etj me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia.



11 Comments

  1. Prandaj jane te pavotueshem keta sado te urryer te jene rama, balla and co. Ky ka marre 4 jete ne mes te bulevardit me duar ne xhepa me vetedije te plote dhe e ka pranu vete me demek se po pushtonin kryeministrine dhe si hyri gjemb ne kembe dhe tani han mut pa pike turpi per nje operacion te reneas qe ka punen e vet.

  2. Policia veproi në mënyrën më të mirë, ligji është njëlloj për të tërë. Nuk fiton dot reputacion me vdekjen e një njeriu.

  3. Turp per ty Sali, se je i vetmi qe ke thene se je i lumtur qe merr pjese ne hidherimin e te tjereve…Je i mbaruar kaq!

  4. ore ti mire e ke, po do na thuash gje per gratacielen apo keni rene ne ujdi se bashku e tani flisni per budallenjte

  5. O njeri i pashpirt qe ne vend qe te thuash qe duhet te denohen te gjithe keta kriminela shkon edhe reagon keshtu per policine e shtetjt

  6. Për të gjithë ju më sipër.
    Saliu nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për të gjitha krimet dhe ndyrësirat që ka bërë dhe do të bëjë për sa kohë do të ketë një kontingjent të një populli injorant dhe idiot që do ta përkrahë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *