• |
ide | kryesore

Kënga e re e Shakira, sërish një dedikim për Pique

Paparazzi, Slider



Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique  ka rezultuar në publikimet e suksesshme të ‘Te felicito’, ‘Monotonia’, ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’, ‘Acrostico’, ‘TQG’ dhe ‘Copa Vacia’.

Por duket se diçka tjetër po vjen, pasi raportet bëjnë me dije se albumi i 12-të në studio i këngëtares është në rrugë e sipër. Deri më tani nuk ka pasur asnjë fjalë zyrtare nga Shakira apo kompania e saj diskografike, por këngët e saj të fundit kanë qenë në spanjisht dhe shumë të fokusuara në Spanjë dhe Amerikën Latine. Megjithatë, duket se në projekt do të ketë edhe këngë angleze.

Kjo përforcohet nga fakti se Shakira së fundmi shkoi në Londër, Angli, për të punuar me kompozitorin David Stewart. Ai është një nga më të rëndësishmit në industrinë e muzikës  dhe ka kontribuar në krijimin e hiteve për The Jonas Brothers dhe BTS. “Në Londër duke punuar me David Stewart për atë që mund të jetë kënga ime e radhës,” shkroi ajo në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Në shtator 2022, artistja hodhi gjithashtu pak dritë mbi atë që ka bërë në studio. “Mendova se albumi ishte i mbaruar, por sa herë që hyj në studio për të shkruar një varg ose për të miksuar një këngë që është pothuajse gati të dalë, përfundoj me muzikë të re, sepse në këtë moment ndihem kreative ”, tha ajo.

Pa e ditur se cilat këngë do të përfshihen në album, raportet thonë se pjesë e publikimit mund të jenë edhe bashkëpunimet me Bizarrap dhe Karol G. Përveç kësaj, ka zëra edhe për këngët me Bad Bunny, Rosalia, Ed Sheeran, J Balvin dhe Coldplay./Lapsi.al

Marrë nga: Marca



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *