• |
ide | kryesore

Jori Delli konfirmon lidhjen me Fred dee Palma

Paparazzi, Slider
Jori Delli



Bukuroshja shqiptare Jori Delli po përflitej prej disa javësh për një romancë me reperin e njohur italian, Fred de Palma.

Në llogarinë e tij në Instagram qarkullonin foto me një vajzë të cilës nuk ia tregonte portretin, por i ngjante shumë Jorit.

Ndaj, vetë modelja ka vendosur t’i shuajë aludimet duke konfirmuar lajmin. Në InstaStory, ajo ndau një moment gjatë performancës së Fred de Palma-s në skenë, ku mes rreshtash shprehet “E dashura ime është shqiptare”.

Pikërisht këtë video, Jori e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur, flamurin shqiptar dhe një zemër të kuqe.

Duket se çifti ka vendosur ta bëjë tashmë publike romancën e re, që do të jetë më e komentuara e showbiz-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *