• |
ide | kryesore

Guardiola nuk i gëzohet Superkupës, dëmtimet e shumta e bëjnë të apelojë: “Futbollistët të bëjnë grevë”

-Instant, Sport
Guardiola



Një tjetër trofe për Manchester City dhe teknikun Pep Guardiola, i cili arriti të imponohej ndaj Sevilla vetëm me penallti. Sidoqoftë, spanjolli arriti të sjellë në shtëpi Superkupën e Europës. Tekniku i Citizens megjithatë nuk e ka patur mendfen shumë te trofeu. Spanjolli është rikthyer të kritikojë ashpër ritmin që duhet të mbajnë lojtarët në këtë epokë të futbollit modern.

Guardiola dërgoi një mesazh me zë të lartë dhe të qartë: “Të bëjnë të shkosh në Azi, në Shtetet e Bashkuara, ndeshje shumë të forta, derbi, ndeshje të mëdha. Njerëzit rrëzohen dhe do të vazhdohet të gërmohet sepse shfaqja duhet të vazhdojë. E nëse nuk do të jetë Courtois, atëherë do të jetë një tjetër. Nëse Militao nuk është, atëherë do të ketë një tjetër. E nëse Kevin nuk është atje, atëherë do të jetë një tjetër”.

Lexo më tej: Video/ City në majën e Europës: Haaland në finale nuk di të shënojë, Guardiola nderohet nga penalltitë

APELI I TEKNIKUT SPANJOLL

Natyrisht ai i referohet Kevin De Bruyne, i cili duhet të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi. E janë pikërisht dëmtimet që shqetësojnë teknikun Guardiola duke pasur parasysh programin e ngjeshur që çdo klub duhet të përballojë mes garave kombëtare dhe kontinentale. Duke menduar për një zgjidhje, trajneri katalanas shtoi: “Është një betejë e humbur, nëse lojtarët nuk ngrihen dhe thonë se nuk do të luajmë. Pjesa tjetër është një betejë e humbur, nuk mund të bëjmë asgjë. As takimet me UEFA-n, as me FIFA-n, nuk ka asgjë për të bërë. Gjithashtu tani ata po na shtojnë më shumë minuta, tani po luajnë 112, 111, 110 minuta dhe lojtarët do të jenë aty sepse neve na pëlqen”. Përfundimi është i hidhur: “Nëse një lojtar nuk është aty, do të vijë një tjetër. A është i lodhur Guardiola? Do të vijë një tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *