• |
ide | kryesore

City vuan në lojë, Guardiola për herë të parë i dorëzuar: “Nuk di më çfarë të bëj pa De Bruyne”

-Instant, Sport
City



“De Bruyne është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ne nuk do ta humbasim atë për disa javë, por ai do të mungojë për 4 ose 5 muaj. Ai është 32 vjeç dhe duhet të rikuperohet mirë fizikisht. Loja e tij është vendimtare për ne dhe nuk di më çfarë të bëj”. Këto janë fjalët e Pep Guardiola, trajnerit të Manchester City, pas ndeshjes së Premier League kundër Newcastle United.

Citizens arritën të dalin me një sukses 1-0 nga Etihad përballë Mapies, por ishin dukshëm në vështirësi ndaj bardhezinjve. Pak shanse për gol dhe Haaland i nxjerrë jashtë loje pa pasimet magjike të belgut. Një ndeshje e vuajtur, ashtu si ajo pak ditë më parë kundër Sevilla, në Superkupën e Europës. Edhe trofeun e parë sezonal, Manchester City e fitoi, por me penallti, e pasi u shpëtua dy herë nga Ederson, që ndali En-Nesyri.

Lexo më tej: Video/ Manchester City fiton me vështirësi me Newcastle: shpëtimtari është Alvarez

Nuk mund të mos jetë i shqetësuar në këtë pikë trajneri i Manchester City. Guardiola ka pranuar se është në telashe për shkak të dëmtimit të Kevin DeBruyne, një lojtar që konsiderohet thelbësor për manovrën sulmuese të skuadrës. “Vitin e kaluar kishim Gundogan, në një mënyrë ose në një tjetër ia dolëm të plotësojmë mungesën e tij. Tani më duhet të krijoj diçka të re, diçka ndryshe”. Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim në gju vetëm një javë më parë, në debutimin e tij në Premier League kundër Burnley.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *